Të premten në Podujevë një person është arrestuar pasi ka rrahur tre të mitur.

Atij gjatë kontrollit i është gjetur edhe një thikë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht tre viktimat meshkuj kosovarë të mitur”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.
“Gjatë kontrollit tek i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një mjet i mprehtë-thikë. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje.




