Rrahmani kritikon pushtetin për Hagën: Gjashtë vjet pa ndihmë për ish-krerët e UÇK-së (VIDEO)

Rrahmani kritikon pushtetin për Hagën: Gjashtë vjet pa ndihmë për ish-krerët e UÇK-së (VIDEO)

Rrahmani kritikon pushtetin për Hagën: Gjashtë vjet pa ndihmë për ish-krerët e UÇK-së (VIDEO)

Deputeti i Grupit Parlamentar të PDK-së, Eman Rrahmani, të enjten në emisionin “DPT te Fidani” deklaroi se pushteti për gjashtë vjet nuk ka ndërmarrë asnjë hap për t’i ndihmuar ish-krerët e UÇK-së në Hagë.

Sponsor 3M Express

Madje, sipas deputetit, Qeveria ka bërë shumë hapa për të penguar familjarët e çlirimtarëve, si dhe, sipas tij, të pengojë atë që është dashur të jepet për mbrojtjen e tyre, transmeton Klankosova.tv.

“Më vjen shumë keq që një pushtet për gjashtë vjet nuk e ka bërë asnjë hap për me i dalë në ndihmë, madje ka bë shumë hapa qoftë për me i pengu familjarët e tyre, qoftë për me jep ata duhet me e dhënë në mbrojtje të tyre, edhe unë e kam thënë edhe më herët që nuk kam besim që asnjë hap në mënyrë të vullnetshme nuk do të bëhet prej këtij pushteti”.

Sipas Rrahmanit, e vetmja mënyrë për ta detyruar pushtetin që të veprojë në mbështetje të krerëve janë protestat.

Ai thotë se është gabim ndalja e të njëjtës, pas 21 ditë protestë të njëpasnjëshme.

“E vetmja mënyrë për me e detyru edhe me ndiku në këtë proces janë protestat dhe sheshi. Unë mendoj që është gabim ndalja e protestës në shesh, të paktën një herë në javë është dashur me ia mbush sheshin me njerëz Albin Kurtit”, u shpreh Rrahmani.

Lexo edhe

Kapet me heroinë dhe kokainë pranë shkollës, 31-vjeçarit në Lushnjë i sekuestrohet Audi SQ8 prej 50 mijë eurosh

Kapet me heroinë dhe kokainë pranë shkollës, 31-vjeçarit në Lushnjë i sekuestrohet Audi SQ8 prej 50 mijë eurosh

Trump: Zelensky partner i vështirë për negociata

Trump: Zelensky partner i vështirë për negociata

Studimi: Dieta mund të jetë e lidhur ndjeshëm me ndjenjën e nuhatjes

Studimi: Dieta mund të jetë e lidhur ndjeshëm me ndjenjën e nuhatjes