Rafineria e madhe ruse ndalon përpunimin e naftës pas sulmit me dronë

Rafineria e madhe ruse ndalon përpunimin e naftës pas sulmit me dronë
Rafineria e naftës në Volgograd ka ndalur plotësisht përpunimin e naftës së papërpunuar, pas një sulmi masiv me dronë më 2 tetor. Rafineria, e cila është në pronësi të kompanisë ruse Lukoil, ka një kapacitet për të përpunuar rreth 14 milionë tonë naftë në vit, duke përbërë afërsisht 5 për qind të kapacitetit të përgjithshëm […]

Rafineria e naftës në Volgograd ka ndalur plotësisht përpunimin e naftës së papërpunuar, pas një sulmi masiv me dronë më 2 tetor.

Rafineria, e cila është në pronësi të kompanisë ruse Lukoil, ka një kapacitet për të përpunuar rreth 14 milionë tonë naftë në vit, duke përbërë afërsisht 5 për qind të kapacitetit të përgjithshëm të rafinimit të naftës në Rusi.

Sipas burimeve të Reuters, operacionet në objekt janë ndërprerë pas sulmit, i cili shkaktoi dëme në rafineri.

Ndalimi i përpunimit në një prej impianteve të rëndësishme të rafinimit në Rusi vjen në një kohë kur sulmet me dronë ndaj infrastrukturës energjetike ruse janë intensifikuar.

Rafineria e Volgogradit është një nga objektet kryesore të Lukoil dhe luan rol të rëndësishëm në furnizimin me produkte të naftës në tregun rus.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit 2022. /Telegrafi/

Lexo edhe

Qeveria miraton disa projektligje e vendime

Qeveria miraton disa projektligje e vendime

Në PDK, optimistë për konsensus rreth emrit të Justina Shiroka-Pulës

Në PDK, optimistë për konsensus rreth emrit të Justina Shiroka-Pulës

Propozimi i Justina Shiroka Pulës, sinjale pozitive nga PDK-ja

Propozimi i Justina Shiroka Pulës, sinjale pozitive nga PDK-ja

Rafineria e madhe ruse ndalon përpunimin e naftës pas sulmit me dronë | Momenti