Romario kërkon largimin e Ancelottit nga Brazili: S`po i shton asgjë futbollit tonë

Romario kërkon largimin e Ancelottit nga Brazili: S`po i shton asgjë futbollit tonë

Romario kërkon largimin e Ancelottit nga Brazili: S`po i shton asgjë futbollit tonë

Përplasja verbale mes tyre nisi pasi Ancelotti u pyet për kritikat e Romarios. Trajneri italian u përgjigj me qetësi, duke thënë se ish-futbollisti flet shumë dhe se kjo është e drejta e tij.

Sponsor 3M Express

“Nuk më takon mua të them nëse ai thotë gjëra të drejta, të gabuara apo marrëzi. Ai flet shumë dhe, pa dyshim, kjo është e drejta e tij”, kishte deklaruar Ancelotti.

Megjithatë, kjo përgjigje nuk e ka ndalur Romarion, i cili ka reaguar sërish dhe kësaj radhe i është drejtuar drejtpërdrejt trajnerit italian.

Në reagimin e tij, Romario ka theksuar se nuk flet për të fituar ndjekës apo për t’u pëlqyer njerëzve, por sepse i intereson shumë e ardhmja e Përfaqësueses së Brazilit.

“Unë vërtet flas shumë, sepse kur bëhet fjalë për Përfaqësuesen, kam autoritet, peshë dhe ndikim në atë që them. E kam bartur këtë fanellë për shumë vite dhe jam i bindur se kam qenë njëri prej atyre që kanë ndihmuar që fanella e verdhë e Brazilit të respektohet në mbarë botën”, ka shkruar Romario.

Ai ka sqaruar se vazhdon ta respektojë Ancelottin për sukseset e tij në futbollin e klubeve, por mendon se italiani nuk ka arritur të sjellë ndryshimin e pritur në përfaqësuesen braziliane.

Kritikat e Romarios lidhen kryesisht me rezultatet dhe paraqitjet e fundit të Brazilit. Shkak për reagimin e tij të ashpër ishte humbja 3:2 nga Japonia, në një ndeshje miqësore të zhvilluar të shtunën në Singapor.

Brazili kishte arritur ta barazonte rezultatin nga 0:2 në 2:2, me dy gola të Vinicius Juniorit, por pësoi gol në minutat shtesë dhe u mposht. Për më tepër, ndeshja përfundoi me tensione, ndërsa Ancelotti dhe Raphinha u ndëshkuan me kartonë të kuq pas përfundimit të saj.

Pas kësaj humbje, Romario fillimisht i kërkoi trajnerit italian të largohej dhe i bëri thirrje presidentit të Federatës Braziliane të Futbollit, Samir Xaud, që ta shkarkonte atë.

Në reagimin e tij të fundit, ish-sulmuesi ka përmendur edhe ndeshjen e radhës kundër Singaporit, duke kujtuar se kjo përfaqësuese kishte humbur 2:0 nga Paraguai. Sipas tij, Brazili nuk mund të pranojë të paraqitet në një nivel të tillë, sidomos duke pasur parasysh se Paraguai kishte grumbulluar po aq pikë sa brazilianët në eliminatoret e Botërorit.

“Ti nuk po i shton asgjë të re futbollit tonë. Po e përsëris: kërko largimin! Ne do të gjejmë një trajner tjetër që do të bëjë punë më të mirë se ti”, ka qenë mesazhi i drejtpërdrejtë i Romarios për Ancelottin.

Ai i është drejtuar edhe presidentit të federatës, duke kërkuar që të mos e shtyjë më vendimin për shkarkimin e trajnerit italian.

Ndërkohë, Ancelotti e ka pranuar se skuadra aktualisht nuk është në nivelin e duhur konkurrues. Ai ka thënë se dëshiron të punojë më shumë për ta bërë Brazilin më të fortë në arenën ndërkombëtare. 

Brazili ndeshjen e radhës e zhvillon kundër Singaporit, të martën, në ndeshjen e fundit të këtij viti. 

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Shkoi në punë në ëmbëltore, kur doli nuk e gjeti veturën – Mitsubishi zhduket në Dardani të Prishtinës

Shkoi në punë në ëmbëltore, kur doli nuk e gjeti veturën – Mitsubishi zhduket në Dardani të Prishtinës

Akuza për tradhti, përplasje mes Nichit dhe Akilit në Prime (VIDEO)

Akuza për tradhti, përplasje mes Nichit dhe Akilit në Prime (VIDEO)

Bajraktari: BE-ja shpesh aplikon standarde të dyfishta ndaj Kosovës, aleati më i besuar mbetet SHBA-ja

Bajraktari: BE-ja shpesh aplikon standarde të dyfishta ndaj Kosovës, aleati më i besuar mbetet SHBA-ja