Reshjet e borës: Si është gjendja e rrugëve drejt pikave kufitare?

Reshjet e borës: Si është gjendja e rrugëve drejt pikave kufitare?

Reshjet e borës: Si është gjendja e rrugëve drejt pikave kufitare?

Rrugët që shpien drejt pikave të kalimit kufitar në Kosovë janë kryesisht të kalueshme, pavarësisht reshjeve të borës.

Sponsor 3M Express

Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, të publikuara të dielën, më 29 nëntor, borë është evidentuar në të gjitha rrugët që shpien drejt pikave të kalimit kufitar në Kosovë, transmeton Klankosova.tv.

Megjithatë, në dy segmente qarkullimi paraqitet më i vështirë. Bëhet fjalë për rrugët Prishtinë–Mutivodë dhe Podujevë–Merdarë, ku kalueshmëria është e mundur, por me vështirësi.

Në rrugët e tjera të evidentuara, përfshirë Mitrovicë–Bërnjak, Gjakovë–Qafë e Morinës, Gjilan–Dheu i Bardhë, Kaçanik–Hani i Elezit dhe Prizren–Vërmicë, qarkullimi është i kalueshëm.

Në raport nuk është evidentuar prani e akullit, mjegullës apo rrëshqitjeve të dheut.

Të dhënat janë përditësuar mëngjesin e sotëm, transmeton Klankosova.tv

Lexo edhe

“Gëzuar Ditën e Çlirimit”, Rama përcjell urimin për 29 Nëntorin

“Gëzuar Ditën e Çlirimit”, Rama përcjell urimin për 29 Nëntorin

Bora mbulon rrugët dhe trotuaret në Prishtinë, pavarësisht se u tha se kompanitë janë në gatishmëri

Bora mbulon rrugët dhe trotuaret në Prishtinë, pavarësisht se u tha se kompanitë janë në gatishmëri

Kjo është gjendja e rrugëve në Kosovë pas reshjeve të fundit të borës

Kjo është gjendja e rrugëve në Kosovë pas reshjeve të fundit të borës

Reshjet e borës: Si është gjendja e rrugëve drejt pikave kufitare? | Momenti