Putini thotë se Rusia po krijon një “zonë sigurie” të panegociueshme në Ukrainë

Putini thotë se Rusia po krijon një “zonë sigurie” të panegociueshme në Ukrainë

Putini thotë se Rusia po krijon një “zonë sigurie” të panegociueshme në Ukrainë

Rusia po krijon një “zonë sigurie” brenda Ukrainës, përgjatë kufirit të tyre, e cila nuk do të jetë objekt negocimi në asnjë bisedim të ardhshëm me Kievin, deklaroi të premten presidenti Vladimir Putin.

Sponsor 3M Express

Putin, i veshur me uniformë ushtarake dhe duke folur gjatë një vizite në një postë komandimi, tha se operacioni ishte një përgjigje ndaj “inkursionit” të Ukrainës në rajonin perëndimor rus të Kurskut, gjatë viteve 2024-2025, transmeton Klankosova.tv.

“Forcave të armatosura ruse iu dha detyra jo vetëm të dëbonin armikun nga toka jonë, por edhe të krijonin një zonë sigurie në territorin fqinj. Ky mision po përmbushet me sukses”, tha ai në një deklaratë të transmetuar në televizion.

“Qëllimi ynë është të garantojmë sigurinë absolute të rajoneve kufitare të Rusisë për të ardhmen, dhe nuk kemi ndërmend ta bëjmë këtë çështje pjesë të negociatave të mundshme të paqes me Ukrainën”.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se zona e planifikuar e sigurisë shtrihet në një gjatësi prej 660 km, nga e cila 70% aktualisht ndodhet nën kontrollin e Rusisë, sipas Reuters. /Klankosova.tv

Lexo edhe

Kolonët izraelitë sulmojnë fshatrat në gjithë Bregun Perëndimor, plagosen disa persona dhe një gazetare e huaj

Kolonët izraelitë sulmojnë fshatrat në gjithë Bregun Perëndimor, plagosen disa persona dhe një gazetare e huaj

Vetëm pesë ditë në post, Trumpi shkarkon zëdhënësen e Shtëpisë së Bardhë

Vetëm pesë ditë në post, Trumpi shkarkon zëdhënësen e Shtëpisë së Bardhë

Trump e quan “hero” babanë që qëlloi sulmuesin e shkollës në Oregon

Trump e quan “hero” babanë që qëlloi sulmuesin e shkollës në Oregon

Putini thotë se Rusia po krijon një “zonë sigurie” të panegociueshme në Ukrainë | Momenti