Real Madridi “demolon” PSV-në dhe merr “timonin” e Ligës së Kampionëve

Real Madridi “demolon” PSV-në dhe merr “timonin” e Ligës së Kampionëve

Real Madridi “demolon” PSV-në dhe merr “timonin” e Ligës së Kampionëve

Real Madridi ka marrë një tjetër fitore në Ligën e Kampionëve, këtë herë në shtëpi ndaj PSV-së.

Sponsor 3M Express

Skuadra madrilene si zakonisht fitoi me përmbysje, ku ishin në disavantazh prej 0-1, por në fund arkëtuan pikët e plota me rezultat 5-1.

PSV ishte shumë më e mirë në pjesën e parë për ta dominuar plotësisht lojën dhe kishin plot mundësi shënimi.

Ivan Perisic i kaloi në epërsi me një gol nga pika e bardhë (32’).

Sidoqoftë, në pjesën e dytë, Reali ishte larg skuadër më e mirë. Presioni i vendasve ishte në nivelin më të lartë dhe me plot meritë e kthyen lojën.

Federico Valverde pas asistimit të Arda Guler e barazoi rezultatin (50’), kurse Jude Bellingham me një supergol e përmbysi epërsinë (60’).

Vetëm katër minuta më vonë, Guler vodhi një top dhe asistoi për Mbappe, i cili e dërgoi rezultatin në 3-1 (64’).

Në fund, Mbappe realizoi edhe golin e dytë personal, duke dribluar edhe portierin për të shënuar në portën e zbrazur (84’).

Kurse, fitoren e vulosi Vinicius Junior krejt në fund pas një kundërsulmi të shpejtë (88′).

Kësisoj, Reali mbledh 15 pikë pas pesë ndeshjeve ndërsa PSV-ja mbetet me katër sosh në vendin e 27-të./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

Lexo edhe

Friburgu bëhet një nga kantonet me rritjen më të shpejtë të popullsisë në Zvicër, mbi 25 mijë banorë të rinj në pesë vjet

Friburgu bëhet një nga kantonet me rritjen më të shpejtë të popullsisë në Zvicër, mbi 25 mijë banorë të rinj në pesë vjet

Katër gola, por pa fitues: Man City dhe Napoli ndahen në “paqe”

Katër gola, por pa fitues: Man City dhe Napoli ndahen në “paqe”

Rikthehet “Familja Moderne”

Rikthehet “Familja Moderne”