Treshi-përsheshi, Elijona, Klodi dhe Londrim, përfundimisht ka ndarë rrugët.

Siç diskuton gazetarja Blerina Shoshi, Elijona nuk është duke u marrë më me Klodin dhe Londrimin, derisa shtoi se këta dy të fundit janë parë duke kaluar kohë bashkë, transmeton Klankosova.tv.
Diçka tjetër që ka marrë vëmendjen është postimi i saj gjatë dasmës së Kushtrimit dhe Aurorës.
Gazetari Agon Rexhepi tha se është akt i pjekurisë që ajo nuk ka marrë pjesë në një dasmë, duke e zgjedhur qetësinë për veten në rend të parë.



