Raportohet se Policia po qëllon me plumba gome drejt protestuesve në Tiranë

Raportohet se Policia po qëllon me plumba gome drejt protestuesve në Tiranë

Raportohet se Policia po qëllon me plumba gome drejt protestuesve në Tiranë

Policia e Shtetit në Shqipëri ka nisur të qëllojë me municion shpërqendrues në drejtim të protestuesve që po protestojnë para Ministrisë së Arsimit në Tiranë.

Siç raportojnë mediat atje, si pasojë e përdorimit të këtij municioni, një protestues ka thënë se është goditur në gjoks, ndërsa një tjetër në këmbë.

Sponsor 3M Express

Policia pretendon se nuk bëhet fjalë për plumba gome, por për plumba shpërqendrues.

Ky lloj municioni përdoret për të shpërndarë ose zmbrapsur turmat gjatë protestave. Edhe pse konsiderohet më pak vdekjeprurës se municioni i zakonshëm, ai mund të shkaktojë lëndime të rënda, dëmtime të organeve, humbje të shikimit e, në raste të caktuara, edhe vdekje, raporton Euronews.

Kjo është dita e pestë e protestës së studentëve, të cilët po kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Deri më tani, për t’i shpërndarë protestuesit, Policia e Shtetit kishte përdorur gaz lotsjellës dhe topa uji.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

Koreja e Veriut teston armën e re me inteligjencë artificiale

Koreja e Veriut teston armën e re me inteligjencë artificiale

SHSKUK kërkon masa konkrete për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore

SHSKUK kërkon masa konkrete për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore

Protesta masive në Francë, përplasje mes demonstruesve dhe policisë

Protesta masive në Francë, përplasje mes demonstruesve dhe policisë

Raportohet se Policia po qëllon me plumba gome drejt protestuesve në Tiranë | Momenti