Ushtrim simulues për evakuim dhe reagim ndaj zjarrit në shkollën “Lasgush Poradeci” në Muzeqinë të Shtimes

Ushtrim simulues për evakuim dhe reagim ndaj zjarrit në shkollën “Lasgush Poradeci” në Muzeqinë të Shtimes
Në shkollën fillore dhe të mesme të ulët “Lasgush Poradeci” në fshatin Muzeqinë të Shtimes është zhvilluar një ushtrim i përbashkët simulues për reagimin dhe evakuimin në rast zjarri. Në ushtrim kanë marrë pjesë Policia e Kosovës nga Stacioni në Shtime, Shërbimi i Zjarrfikësve, Njësia e Emergjencës Mjekësore, zyrtari komunal për emergjenca, drejtoria dhe stafi […]

Në shkollën fillore dhe të mesme të ulët “Lasgush Poradeci” në fshatin Muzeqinë të Shtimes është zhvilluar një ushtrim i përbashkët simulues për reagimin dhe evakuimin në rast zjarri.

Në ushtrim kanë marrë pjesë Policia e Kosovës nga Stacioni në Shtime, Shërbimi i Zjarrfikësve, Njësia e Emergjencës Mjekësore, zyrtari komunal për emergjenca, drejtoria dhe stafi i shkollës, si dhe nxënësit.

Sipas Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj, skenari përfshiu simulimin e një zjarri në klasë, evakuimin e nxënësve, shpëtimin e një nxënësi të simuluar si të lënduar, dhënien e ndihmës së parë dhe transportimin e tij për trajtim të mëtejshëm.

Policia siguroi perimetrin dhe koordinoi veprimet gjatë ushtrimit, i cili zgjati nga ora 10:20 deri në 11:10 dhe përfundoi pa incidente.

Qëllimi i ushtrimit ishte rritja e gatishmërisë dhe ndërgjegjësimit të nxënësve dhe stafit për reagim të shpejtë, të sigurt dhe të koordinuar në raste emergjente. /Telegrafi/

Lexo edhe

Çfarë i ndodh tensionit të gjakut kur pini më shumë ujë

Çfarë i ndodh tensionit të gjakut kur pini më shumë ujë

Mickoski: Nuk do të mbështes propozim ligjin e LSDM-së për rritjen e pagave

Mickoski: Nuk do të mbështes propozim ligjin e LSDM-së për rritjen e pagave

“Vëllazërorja” mes Serbisë dhe Rusisë u kthye në dhunë, kërciten grushtet dhe shqelmat

“Vëllazërorja” mes Serbisë dhe Rusisë u kthye në dhunë, kërciten grushtet dhe shqelmat