Rama për policët në protestë: 2,500 euro shpërblim për secilin të angazhuar

Rama për policët në protestë: 2,500 euro shpërblim për secilin të angazhuar

Rama për policët në protestë: 2,500 euro shpërblim për secilin të angazhuar

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka deklaruar se secili polic që është përballur me dhunën e protestës do t’i përfitojë nga 2500 euro.

Sponsor 3M Express

“Jo vetëm stresin, por keni nevojë të shpenzoni edhe për gjëra ekstra. Dhe vendosëm kështu për të mos bërë asnjë diferencë. Nuk e vendosëm sipas pagës, por e vendosëm kështu, e njëjta shumë për të gjithë”, deklaroi Rama gjatë një diskutimi që pati me Policinë e Shtetit transmeton Klankosova.tv.

Rama theksoi se me buxhetin e ri, duke filluar nga 1 janari, policët do të përfitojnë rritje të konsiderueshme të pagave.

“Ne do ta rrisim në mënyrë të konsiderueshme pagën tuaj. Kur policinë e gjetur të tradhtuar dhe të braktisur, bëmë rritje të konsiderueshme atëherë. Në vite, nuk e kemi rritur aq sa duhet pagën tuaj. Po bisedonim përpara disa javësh. Me buxhetin e ri, nga 1 janari, paga juaj do të rritur në mënyrë të konsiderueshme”, deklaroi kryeministri shqiptar.

Lexo edhe

Kryesia e Kuvendit cakton seancën e radhës dhe grupin punues për Hagën

Kryesia e Kuvendit cakton seancën e radhës dhe grupin punues për Hagën

Haxhiu kërkon që Grupi Punues për Hagën të koordinohet me ekipet mbrojtëse, jo “të veprojë vetëm sa për t’u dukur”

Haxhiu kërkon që Grupi Punues për Hagën të koordinohet me ekipet mbrojtëse, jo “të veprojë vetëm sa për t’u dukur”

Peshkimi ilegal, Vitia: Askush nuk është marrë me këtë (VIDEO)

Peshkimi ilegal, Vitia: Askush nuk është marrë me këtë (VIDEO)

Rama për policët në protestë: 2,500 euro shpërblim për secilin të angazhuar | Momenti