Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka nisur të hënën me publikimnin e pamjeve nga kantieri i ndërtimin në Bypass-in e Tiranës.

Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, Rama krahas videos, ka shkruar se ky bypass është një nyje strategjike që do të lidhë Korridorin Blu me autostradat Tiranë-Durrës dhe Tiranë-Elbasan.
Sipas tij, ky projekt do të lehtësojë trafikun dhe duke shmangur kalimin përmes kryeqytetit.
“MIRËMËNGJES dhe me kantierin e Bypass-it të Tiranës, një nyje strategjike e infrastrukturës rrugore që po merr formë dhe që do të lidhë Korridorin Blu me autostradat Tiranë–Durrës dhe Tiranë–Elbasan, duke lehtësuar trafikun dhe shmangur kalimin përmes kryeqytetit, ju uroj një javë të mbarë”, ka shkruar Rama. /Klankosova.tv




