​Radioja e Policisë merr dritën e gjelbër, Kadrijaj: Nuk e di nga kush do monitorohet

​Radioja e Policisë merr dritën e gjelbër, Kadrijaj: Nuk e di nga kush do monitorohet

​Radioja e Policisë merr dritën e gjelbër, Kadrijaj: Nuk e di nga kush do monitorohet

Radioja e Policisë së Kosovës do të ketë autorizim njëvjeçar për testimin e teknologjisë, ndërsa për funksionimin e saj do të ndahet frekuenca 92 dhe, sipas nevojës, edhe frekuenca të tjera.

Sponsor 3M Express

Nisma ka nxitur reagime të ndryshme, ku janë ngritur shqetësime lidhur me financimin, pavarësinë editoriale dhe përputhshmërinë e saj me legjislacionin e Bashkimit Evropian. Ndërsa, partia në pushtet ka apeluar që kjo çështje të mos shndërrohet në temë politike.

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, ka shprehur kundërshtimet e saj ndaj kësaj nisme, duke ngritur pikëpyetje për mënyrën e funksionimit, burimet e financimit dhe ndikimin e mundshëm politik në përmbajtjen që do të transmetojë radioja.

Madje Kadrijaj ka vënë në dyshim nevojën për krijimin e një radioje të tillë, duke konsideruar se në Kosovë ekzistojnë mjaftueshëm media që mbulojnë sektorë të ndryshëm, përfshirë çështjet e sigurisë.

Andaj ajo ka kërkuar sqarime edhe për institucionin që do të monitorojë funksionimin e radios, duke shprehur shqetësimin se ajo mund të shndërrohet në një instrument të qeverisë.

“Unë nuk kam parë një model të funksionimit të radios së policisë, kam shikua a ka dhe në rajon, askush nuk e ka. Këta Vetëvendosje gjithmonë shpikin diçka, ne në Kosovë kemi mjaft media që e mbulojnë çdo sektorë, ndoshta pikërisht të raporteve jo të mira të mediave me Kurtin, ka dashur ta vendos një si opozitë e mediave tona. Çdo veprim duhet të jetë në vazhdën e asaj, a përputhet me legjislacionin e BE një radio e tillë. Nuk e di nga kush do monitorohet, a do të merr urdhra nga ministria e brendshme se çka duhet të lansoj. Nëse do të jetë zgjatje e kësaj qeverie do të jem kritikuese dhe nuk do ndalem”, tha ajo për KosovaPress.

Lexo edhe

Tetë shtete amerikane padisin OpenAI-n, ngrenë shqetësime për sigurinë e fëmijëve dhe rreziqet nga ChatGPT

Tetë shtete amerikane padisin OpenAI-n, ngrenë shqetësime për sigurinë e fëmijëve dhe rreziqet nga ChatGPT

Mbreti i Suedisë dhe presidentët e Hungarisë e Letonisë urojnë Presidenten

Mbreti i Suedisë dhe presidentët e Hungarisë e Letonisë urojnë Presidenten

Shiroka Pula pranon letra urimi nga Mbreti i Suedisë dhe presidentët e Hungarisë e Letonisë

Shiroka Pula pranon letra urimi nga Mbreti i Suedisë dhe presidentët e Hungarisë e Letonisë

​Radioja e Policisë merr dritën e gjelbër, Kadrijaj: Nuk e di nga kush do monitorohet | Momenti