Radev uron Kurtin për mandatin e ri, e fton për vizitë zyrtare në Bullgari

Radev uron Kurtin për mandatin e ri, e fton për vizitë zyrtare në Bullgari

Radev uron Kurtin për mandatin e ri, e fton për vizitë zyrtare në Bullgari

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pranoi letër urimi për Qeverinë dhe mandatin e ri nga kryeministri i Republikës së Bullgarisë, Rumen Radev.

“Kam kënaqësinë t’ju shpreh urimet e mia më të sinqerta me rastin e formimit të suksesshëm të qeverisë së re dhe marrjes së detyrës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës. Dinamika e marrëdhënieve ndërkombëtare kërkon përpjekje të vazhdueshme për mbrojtjen efektive të interesave kombëtare. Angazhimi juaj i palodhur për konsolidimin e Kosovës si anëtare e pavarur dhe e denjë e bashkësisë ndërkombëtare përbën një arsye të fortë për të besuar në suksesin e misionit tuaj”, shkroi kryeministri Radev.

Sponsor 3M Express

Tutje në letrën e tij, kryeministri Radev shprehu mbështetjen e Qeverisë së Bullgarisë për Kosovën në proceset integruese.

“Ju siguroj për gatishmërinë e qeverisë së drejtuar prej meje për të vazhduar mbështetjen për ofrimin e një perspektive të qartë për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Bashkimin Evropian, si dhe për anëtarësimin e plotë të vendit tuaj në Këshillin e Evropës”, vazhdoi ai.

Me qëllim thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve, kryeministri Radev ftoi kryeministrin Kurti për vizitë në Bullgari.

“Marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe dhe kontaktet miqësore personale përbëjnë një bazë të mirëfilltë për thellimin e mëtejshëm të lidhjeve ndërmjet nesh. Jam i bindur se një vizitë juaja zyrtare në Bullgari në të ardhmen e afërt do të kontribuojë ndjeshëm në ngritjen e partneritetit ndërmjet dy vendeve tona në një nivel të ri, më të lartë. Ju lutem pranoni, i nderuar zoti Kryeministër, shprehjen e konsideratës sime më të lartë”, përfundoi letrën kryeministri Radev, njofton Qeveria e Kosovës.

Ndryshe, më 13 shtator është zgjedhur Qeveria e re “Kurti 4”.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

Evropa në krah të Zelenskyt pas vendimit të Trumpit

Evropa në krah të Zelenskyt pas vendimit të Trumpit

Zjarr në një banesë në Tophane të Prishtinës, s’ka të lënduar

Zjarr në një banesë në Tophane të Prishtinës, s’ka të lënduar

Gjiganti gjerman pas Kounde-s

Gjiganti gjerman pas Kounde-s