Pulisic dhe Cisse vendosin fitoren e Milanit ndaj Genoas

Pulisic dhe Cisse vendosin fitoren e Milanit ndaj Genoas

Pulisic dhe Cisse vendosin fitoren e Milanit ndaj Genoas

Skuadra e drejtuar nga Amorim e nisi shumë mirë takimin dhe arriti të krijonte epërsi të dyfishtë brenda 20 minutave të para.

Fillimisht, Alphadjo Cisse zhbllokoi rezultatin në minutën e 13-të, pas një aksioni të bukur të mysafirëve, ndërsa vetëm pesë minuta më vonë Christian Pulisic realizoi golin e dytë, duke e vënë Milanin në pozitë shumë të favorshme.

Sponsor 3M Express

Genoa tentoi të reagonte dhe arriti të krijonte disa mundësi shënimi, por në pjesën e parë nuk gjeti rrugën drejt rrjetës. Një gol i Milutin Osmajic u anulua për pozitë jashtë loje, ndërsa portieri Mike Maignan ishte vendimtar me disa pritje të rëndësishme.

Në pjesën e dytë, vendasit shtuan presionin në kërkim të rikthimit në lojë, por Milani u mbrojt mirë dhe për një kohë të gjatë arriti ta ruante epërsinë prej dy golash.

Megjithatë, në minutën e 88-të, Mikael Egill Ellertsson shënoi një gol të bukur nga distanca, duke rihapur ndeshjen dhe duke krijuar emocione në minutat e fundit.

Genoa u përpoq deri në fund ta gjente golin e barazimit, por Milani arriti ta menaxhonte epërsinë dhe të siguronte tri pikët.

Me këtë fitore, Milani vazhdon formën e mirë në kampionat, duke regjistruar triumfin e katërt në pesë ndeshjet e fundit dhe duke u ngjitur në pozitën e katërt në tabelë. Ndërkohë, Genoa mbetet në vendin e 15-të.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Alarm në rrugët e Kosovës – statistikat e aksidenteve për tetë muaj ngrenë shqetësime

Alarm në rrugët e Kosovës – statistikat e aksidenteve për tetë muaj ngrenë shqetësime

Shkaktoi aksident dhe iku nga vendi i ngjarjes, Policia në Ferizaj ndalon ngasësin e BMW’së- i gjen edhe armë

Shkaktoi aksident dhe iku nga vendi i ngjarjes, Policia në Ferizaj ndalon ngasësin e BMW’së- i gjen edhe armë

Murtezaj: Situata e sigurisë në botë po ndryshon për të keq, Kosova në disa aspekte qëndron mirë (VIDEO)

Murtezaj: Situata e sigurisë në botë po ndryshon për të keq, Kosova në disa aspekte qëndron mirë (VIDEO)