16-vjeçari plagoset me thikë në bark në Pejë – çfarë dihet për sulmin dhe arrestimin

16-vjeçari plagoset me thikë në bark në Pejë – çfarë dihet për sulmin dhe arrestimin

16-vjeçari plagoset me thikë në bark në Pejë – çfarë dihet për sulmin dhe arrestimin

Sinjali ka mësuar detaje të reja lidhur me rastin e therjes me thikë që ndodhi pasditen e sotme në Pejë, ku një i mitur rreth 16 vjeç ka mbetur i plagosur.

Sponsor 3M Express

Sipas informacioneve të siguruara nga Sinjali, viktima ka pësuar plagë në pjesën e barkut, pasi dyshohet se është sulmuar me një mjet të mprehtë nga një person tjetër, po ashtu i mitur.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në afërsi të lokalit “Numas”, në rrugën “Onufri” në Pejë.

Rreth orës 15:50, i plagosuri ka arritur në Spitalin Rajonal të Pejës, ku ka kërkuar trajtim mjekësor për plagët e marra.

Lidhur me rastin ka reaguar edhe Policia e Kosovës, e cila ka konfirmuar se është njoftuar nga emergjenca e spitalit për një person që kishte kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e plagëve që dyshohet se janë shkaktuar nga një mjet i mprehtë.

“Njësitet e nevojshme policore menjëherë i janë përgjigjur rastit dhe, sipas hetimeve fillestare, dyshohet se viktima, mashkull i mitur, është sulmuar me mjet të mprehtë nga një person tjetër, po ashtu mashkull i mitur, në rrugën ‘Onufri’ në Pejë. I dyshuari është arrestuar”, ka njoftuar Policia.

Ende nuk dihen motivet që çuan deri te sulmi, ndërsa nuk ka informacione të konfirmuara për gjendjen aktuale shëndetësore të 16-vjeçarit.

Policia ka bërë të ditur se po ndërmerren veprimet e nevojshme hetimore, në koordinim me institucionet përkatëse, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post 16-vjeçari plagoset me thikë në bark në Pejë – çfarë dihet për sulmin dhe arrestimin appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

U raportua se u kap me drogë, Lekë Nikollbibaj figuron në orarin e ri të Filozofikut – Sinjali siguron dokumentet

U raportua se u kap me drogë, Lekë Nikollbibaj figuron në orarin e ri të Filozofikut – Sinjali siguron dokumentet

Zhvillimet në Shqipëri: Sa është i vështirë raportimi LIVE? – flet gazetari Lita (VIDEO)

Zhvillimet në Shqipëri: Sa është i vështirë raportimi LIVE? – flet gazetari Lita (VIDEO)

Komisioni Evropian dënon dhunën në Shqipëri, bën thirrje për dialog

Komisioni Evropian dënon dhunën në Shqipëri, bën thirrje për dialog

16-vjeçari plagoset me thikë në bark në Pejë – çfarë dihet për sulmin dhe arrestimin | Momenti