Protestat për Arlindën hyjnë në ditën e shtatë, qytetarët vazhdojnë kërkesat për drejtësi

Protestat për Arlindën hyjnë në ditën e shtatë, qytetarët vazhdojnë kërkesat për drejtësi

Protestat për Arlindën hyjnë në ditën e shtatë, qytetarët vazhdojnë kërkesat për drejtësi

Protestat pas rastit të vrasjes së Arlinda Zekajt do të vazhdojnë edhe sot në Prishtinë.

Sponsor 3M Express

Kjo është dita e shtatë e mobilizimit qytetar, që nisi pas vrasjes së 25 tetorit në Vitomiricë të Pejës.

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka bërë thirrje për pjesëmarrje edhe më të madhe në protestë, e cila mbahet çdo ditë nga ora 17:00 në sheshin “Zahir Pajaziti”.

Që nga nisja e protestave, qytetarët kanë dalë çdo ditë në rrugë për të kërkuar llogaridhënie institucionale për mënyrën se si janë trajtuar rastet e dhunës në familje dhe denoncimet e grave që kanë kërkuar mbrojtje.

“Sot e nesër edhe më shumë! Çdo ditë në ora 17:00 te sheshi Zahir Pajaziti”, thuhet në thirrjen e kolektivit të publikuar në Facebook.

Protestuesit po kërkojnë drejtësi për Arlindën dhe përgjegjësi nga institucionet për rastet kur grave u rrezikohet jeta pavarësisht kërkesave të tyre për mbrojtje.

Lexo edhe

Xhuli për rrugëtimin në BBVK: 16 herë kam qenë e nominuar, si zojë e çova lojën deri në fund

Xhuli për rrugëtimin në BBVK: 16 herë kam qenë e nominuar, si zojë e çova lojën deri në fund

​Opozita akuzon për shkelje në Autoritetin e Konkurrencës, kërkon ndërhyrjen e Prokurorisë Speciale

​Opozita akuzon për shkelje në Autoritetin e Konkurrencës, kërkon ndërhyrjen e Prokurorisë Speciale

“Dëshiron të largohet sa më shpejt”, Gerrard kritikon ashpër Martinezin

“Dëshiron të largohet sa më shpejt”, Gerrard kritikon ashpër Martinezin

Protestat për Arlindën hyjnë në ditën e shtatë, qytetarët vazhdojnë kërkesat për drejtësi | Momenti