Protestat e Gen Z në Gjermani, “Batman” shfaqet mes flakëve

Protestat e Gen Z në Gjermani, “Batman” shfaqet mes flakëve

Protestat e Gen Z në Gjermani, “Batman” shfaqet mes flakëve

Një person i veshur si personazhi Batman është parë në rrugët e Frankfurtit, duke qëndruar përballë zjarrit, në mes të protestave masive që përfshinë disa qytete të Gjermanisë.

Sponsor 3M Express

Pamjet u regjistruan gjatë protestave të organizuara nga lëvizja rinore “Gen Z regelt”.

Protestat u zhvilluan në 34 qytete, përfshirë Berlinin, Frankfurtin dhe Mynihun.

Mijëra të rinj dolën në rrugë kundër shërbimit të detyrueshëm ushtarak, duke kërkuar më shumë investime në arsim dhe masa për përballimin e kostos së lartë të jetesës.

Në Frankfurt, protestat u shoqëruan me incidente të dhunshme, ku u dogjën barrikada, u thyen vitrina dyqanesh dhe u plaçkitën biznese.

Mes flakëve dhe tensioneve në rrugë, personi i veshur si Batman tërhoqi vëmendjen si një nga pamjet më të pazakonta të protestës.

Lëvizja “Gen Z regelt” është pjesë e valës së protestave rinore që kanë përfshirë disa vende evropiane, ku pakënaqësitë lidhen kryesisht me ekonominë, arsimin dhe politikat qeveritare.

Lexo edhe

Si rënia e Vuçiqit në Serbi pasqyroi atë të Orbanit në Hungari

Si rënia e Vuçiqit në Serbi pasqyroi atë të Orbanit në Hungari

E rëndë: Ky është kosovari që humbi jetën në aksidentin me mjet sportiv në Has të Shqipërisë

E rëndë: Ky është kosovari që humbi jetën në aksidentin me mjet sportiv në Has të Shqipërisë

“Heroi ynë, të kujtojmë me mall”, Haradinaj bën homazhe te shtatorja e Zahir Pajazitit

“Heroi ynë, të kujtojmë me mall”, Haradinaj bën homazhe te shtatorja e Zahir Pajazitit