Protesta për strehimin në Portugali, 37 persona të plagosur pas ndërhyrjes së policisë

Protesta për strehimin në Portugali, 37 persona të plagosur pas ndërhyrjes së policisë

Protesta për strehimin në Portugali, 37 persona të plagosur pas ndërhyrjes së policisë

Të paktën 37 persona kanë mbetur të plagosur gjatë një ndërhyrjeje policore në Porto të Portugalisë, ku efektivët tentuan të largonin protestuesit që kishin ngritur kamping në sheshin Praça D. João I, në qendër të qytetit.

Sipas raportimeve, momentet më të tensionuara u regjistruan rreth orës 03:00 të mëngjesit të së enjtes, kur policia mbërriti për të shpërndarë demonstruesit që protestonin për të drejtat e strehimit.

Sponsor 3M Express

Lëvizja për Strehim ka dënuar ndërhyrjen e policisë, duke e cilësuar atë si joproporcionale dhe të pajustifikuar. Në një deklaratë publike, organizata pretendon se kampingu kishte qenë paqësor që prej fillimit dhe se protestuesit nuk kishin nxitur akte dhune.

Sipas të njëjtës deklaratë, nga ndërhyrja mbetën të plagosur 37 persona, mes tyre edhe dy që pësuan fraktura, shkruan euronews.a.

Ngjarja ka rikthyer në vëmendje tensionet lidhur me të drejtën e strehimit në Portugali, ndërsa protestuesit kundërshtojnë mënyrën se si u zhvillua operacioni policor.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Protesta për strehimin në Portugali, 37 persona të plagosur pas ndërhyrjes së policisë appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Kapet me heroinë dhe kokainë pranë shkollës, 31-vjeçarit në Lushnjë i sekuestrohet Audi SQ8 prej 50 mijë eurosh

Kapet me heroinë dhe kokainë pranë shkollës, 31-vjeçarit në Lushnjë i sekuestrohet Audi SQ8 prej 50 mijë eurosh

Trump: Zelensky partner i vështirë për negociata

Trump: Zelensky partner i vështirë për negociata

Studimi: Dieta mund të jetë e lidhur ndjeshëm me ndjenjën e nuhatjes

Studimi: Dieta mund të jetë e lidhur ndjeshëm me ndjenjën e nuhatjes