Në Athinë dhe Selanik, qytetarët kanë marshuar në shenjë proteste kundër rritjes së kostos së jetesës. Në protesta morën pjesë rreth 14 mijë persona.

Protesta u organizua me thirrjen e grupeve që përfaqësojnë shoqërinë civile, mësuesit dhe punëtorët e porteve, raporton Newswav, transmeton Klan Kosova.
Protestuesit u panë duke brohoritur slogane, ndërsa mbanin posterë dhe flamuj të kuq para ndërtesës së Parlamentit grek.
Protesta shkaktoi ndërprerje të shërbimeve të metrosë në Athinë, bllokoi lëvizjen e anijeve në port dhe çoi në anulimin e 15 fluturimeve rajonale. /Klankosova.tv





