Protesta e studentëve, reagon Delegacioni Evropian në Tiranë

Protesta e studentëve, reagon Delegacioni Evropian në Tiranë

Protesta e studentëve, reagon Delegacioni Evropian në Tiranë

Protesta e studentëve në Tiranë, e cila është shoqëruar me përshkallëzim të dhunës dhe dëmtime të pronës publike e private, ka sjellë reagimin e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë.

Sponsor 3M Express

Përmes një deklarate, ky delegacion dënon me forcë aktet e dhunës, u bën thirrje protestuesve për vetëpërmbajtje dhe thekson rëndësinë e respektimit të së drejtës për tubim dhe shprehje paqësore, duke e cilësuar dialogun si rrugën e vetme për adresimin e shqetësimeve.

“Dënojmë me forcë përshkallëzimin e dhunës gjatë protestës dhe shkatërrimin e pronës publike dhe private.

U bëjmë thirrje protestuesve të tregojnë vetëpërmbajtje dhe të shmangin çdo akt dhune. Dhuna nuk ka vend në demokraci.

Liria e tubimit dhe e shprehjes janë të drejta themelore dhe vlera thelbësore evropiane. Ato duhet të respektohen dhe të ushtrohen në mënyrë paqësore.

Dialogu konstruktiv mes të gjitha palëve është e vetmja rrugë përpara për të adresuar shqetësimet legjitime”, theksohet në postim, raporton Tch, transmeton Klankosova.tv.

 

Lexo edhe

Franca vendos orë policore të pjesshme në disa qytete, përfshirë pjesë të Parisit

Franca vendos orë policore të pjesshme në disa qytete, përfshirë pjesë të Parisit

Trazirat në Francë s’e ndalin futbollin, PSG dhe Barcelona përballen sonte në Paris

Trazirat në Francë s’e ndalin futbollin, PSG dhe Barcelona përballen sonte në Paris

Mblidhen sot tri komisione parlamentare

Mblidhen sot tri komisione parlamentare

Protesta e studentëve, reagon Delegacioni Evropian në Tiranë | Momenti