Projektligji i ri: A do t’i marrë qeveria pronat e komunave? (VIDEO)

Projektligji i ri: A do t’i marrë qeveria pronat e komunave? (VIDEO)

Projektligji i ri: A do t’i marrë qeveria pronat e komunave? (VIDEO)

Ligji për Pronën Publike, i cili hyri në fuqi në vitin 2023, pritet të diskutohet në Kuvendin e Kosovës në prill të vitit 2027, sipas agjendës legjislative, ndonëse Ministria e Drejtësisë kishte nisur procesin për ndryshimin dhe plotësimin e tij gjatë vitit 2026.

Sponsor 3M Express

Përmes këtij ligji synohet që disa prona që aktualisht janë në pronësi të komunave të kalojnë në pronësi të shtetit.

Në Asociacionin e Komunave të Kosovës vlerësojnë se vonesa në trajtimin e kësaj çështjeje nuk është dashur të ndodhte dhe presin që ligji të ndryshohet.

Ndërkohë, Ligji për Minierat dhe Mineralet, përkatësisht neni 31 i tij, kërkon marrëveshje për shfrytëzimin e sipërfaqes me pronarët e regjistruar të pronave. Ky kusht po ua vështirëson licencimin shumë bizneseve.

Zgjidhja për këtë problem pritet deri në fund të këtij viti, e jo në pranverën e vitit 2027.

Në rast se projektligji nuk përcakton qartë se si do të trajtohen kontratat ekzistuese dhe marrëveshjet e reja, kompanitë mund të përballen me paqartësi lidhur me të drejtat e tyre mbi parcelat.

Televizioni ka dërguar pyetje në Ministrinë e Drejtësisë lidhur me këtë çështje, por deri më tani nuk ka marrë përgjigje.

Kronika në vijim sjell detaje:

Lexo edhe

Ekskluzive | I mituri kapet me katër qese marihuanë në Shtime – thotë se drogën e bleu për 30 euro në Prishtinë

Ekskluzive | I mituri kapet me katër qese marihuanë në Shtime – thotë se drogën e bleu për 30 euro në Prishtinë

Protestë kundër Kurtit më 1 nëntor në Prishtinë, kërkohet dorëheqja e tij

Protestë kundër Kurtit më 1 nëntor në Prishtinë, kërkohet dorëheqja e tij

Dizajneri nga Kosova, uniformën e UÇK-së e çon në Paris Fashion Week (VIDEO)

Dizajneri nga Kosova, uniformën e UÇK-së e çon në Paris Fashion Week (VIDEO)