Privimi nga jeta i argjentinases, vazhdon rigjykimi ndaj Endrit Nikës

Privimi nga jeta i argjentinases, vazhdon rigjykimi ndaj Endrit Nikës

Privimi nga jeta i argjentinases, vazhdon rigjykimi ndaj Endrit Nikës

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë sot ka vazhduar procesi i rigjykimit ndaj Endrit Nikës, i akuzuar se në gusht të vitit 2023 ka privuar nga jeta argjentinasen, Maria Clara Urdangaray.

Sponsor 3M Express

Rikthimin e rastit në shqyrtim gjyqësor e ka bërë Gjykata e Apelit, e cila ka aprovuar ankesën e mbrojtjes.

Më 19 shkurt 2026, Nika ishte dënuar me 18 vjet burgim, ndërsa në seancën e parë të procesit të ri, më 1 shtator, ai ishte deklaruar sërish i pafajshëm.

Sipas pretendimeve të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, ngjarja e rëndë kishte ndodhur më 1 gusht 2023, pas një mosmarrëveshjeje mes të akuzuarit dhe të dashurës së tij.

Aktakuza pretendon se fillimisht Nika e kishte goditur të renë dhe kishte tentuar ta shkelte me veturë në parkingun e hotelit.

Sipas Prokurorisë, përplasja mes tyre kishte vazhduar edhe në dhomën e hotelit, ku i akuzuari dyshohet se, përmes goditjeve dhe shtyrjeve, e kishte hedhur Urdangaray nga dritarja e katit të gjashtë.

E reja argjentinase kishte pësuar lëndime të rënda trupore dhe, pavarësisht trajtimit mjekësor, kishte vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Rigjykimi po zhvillohet para trupit gjykues të kryesuar nga gjyqtari Gazmend Bahtiri, me anëtarët Alltën Murseli dhe Gëzim Ademi.

Seanca e kaluar ishte ndërprerë pas kërkesës së mbrojtjes për sigurimin e një përkthyesi të përshtatshëm të gjuhës gjermane për të akuzuarin.

Lexo edhe

Zbulohet sa shqiptarë u dëbuan nga Britania e Madhe gjatë 12 muajve të fundit, kostoja 22.000 paundë për çdo të riatdhesuar

Zbulohet sa shqiptarë u dëbuan nga Britania e Madhe gjatë 12 muajve të fundit, kostoja 22.000 paundë për çdo të riatdhesuar

Kuvendi mban seancë të enjten

Kuvendi mban seancë të enjten

Kuvendi mblidhet të enjten, Nagavci tregon pikat kryesore të seancës së radhës

Kuvendi mblidhet të enjten, Nagavci tregon pikat kryesore të seancës së radhës

Privimi nga jeta i argjentinases, vazhdon rigjykimi ndaj Endrit Nikës | Momenti