Presidentja takon përfaqësueset e strehimoreve, mbrojtja e grave nga dhuna temë kyçe

Presidentja takon përfaqësueset e strehimoreve, mbrojtja e grave nga dhuna temë kyçe

Presidentja takon përfaqësueset e strehimoreve, mbrojtja e grave nga dhuna temë kyçe

Presidentja Justina Shiroka-Pula, ka pritur në takim një delegacion të strehimoreve të Kosovës.

Sponsor 3M Express

Sipas një njoftimi për media nga Presidenca, thuhet se e para e shtetit ka vlerësuar punën dhe përkushtimin e përfaqësueseve të këtyre strehimoreve, duke theksuar rëndësinë e kontributit të tyre në mbrojtjen e grave, garantimin e sigurisë së tyre dhe mbështetjen për riintegrim në shoqëri.

Ajo theksoi se “mbrojtja e grave nga dhuna dhe garantimi i dinjitetit të tyre janë përgjegjësi e përbashkët institucionale dhe shoqërore, duke nënvizuar se asnjë grua nuk duhet të përballet e vetme me dhunën apo vështirësitë”.

Gjatë takimit, Presidentja ka shprehur interesimin për sfidat dhe nevojat konkrete me të cilat përballen strehimoret, si dhe për mundësitë e forcimit të bashkëpunimit me institucionet, në mënyrë që shërbimet për gratë që përballen me dhunë të jenë të qëndrueshme, të qasshme dhe efektive.

Ajo citohet të ketë theksuar gatishmërinë për bashkëpunim të vazhdueshëm me përfaqësueset e strehimoreve dhe për shqyrtimin e mundësive për mbështetjen e punës së tyre, si dhe për adresimin e çështjeve që kërkojnë vëmendje institucionale. /Klankosova.tv

Lexo edhe

Vinícius pezullohet me katër ndeshje në La Liga, mungon ndaj Barcelonës

Vinícius pezullohet me katër ndeshje në La Liga, mungon ndaj Barcelonës

12 vjet nga droni “Autochthonous” në Beograd

12 vjet nga droni “Autochthonous” në Beograd

“Nuk kam fëmijë, kunetët nuk po ma japin tokën e burrit…”

“Nuk kam fëmijë, kunetët nuk po ma japin tokën e burrit…”