Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e të dyshuarit që mori kuletën e humbur në Ferizaj

Policia Rajonale e Ferizajt ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar për veprën penale “shpërdorim i pasurisë së huaj”.

Sponsor 3M Express

Sipas Policisë, rasti dyshohet se ka ndodhur më 11 shtator 2026, në rrugën “Qamil Ilazi” në Ferizaj, pasi një qytetari i kishte rënë kuleta, të cilën dyshohet se e ka marrë personi i kërkuar me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm.

Me autorizim të prokurorit të Shtetit, Policia ka publikuar fotografinë dhe videon e personit të dyshuar, me qëllim të identifikimit dhe lokalizimit të tij.

Policia u bën thirrje të gjithë qytetarëve që kanë informacione që mund të ndihmojnë në zbardhjen e rastit, ta njoftojnë përmes numrit emergjent 192, stacionit më të afërt policor ose aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”.

Sipas Policisë, të gjitha informacionet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e të dyshuarit që mori kuletën e humbur në Ferizaj appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Sulm me dron në zonën e diskutueshme Sudan-Sudan Jugor vret dhjetëra persona, thotë ministri

Sulm me dron në zonën e diskutueshme Sudan-Sudan Jugor vret dhjetëra persona, thotë ministri

Qytetarët e Kosovës i shohin si legjitime protestat në Shqipëri, por janë kundër dhunës

Qytetarët e Kosovës i shohin si legjitime protestat në Shqipëri, por janë kundër dhunës

Franca vendos orë policore të pjesshme në disa qytete, përfshirë pjesë të Parisit

Franca vendos orë policore të pjesshme në disa qytete, përfshirë pjesë të Parisit

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e të dyshuarit që mori kuletën e humbur në Ferizaj | Momenti