Forcat e Policisë së Kosovës janë vënë në gjendje gatishmërie pranë objektit të Kuvendit të Kosovës, në kuadër të masave të parapara nga plani operativ.
Gazetarja e Klan Kosova, Altiana Zogaj, raportoi nga hyrja e Kuvendit dhe sipas saj, në zonë janë shtuar forcat policore, të cilat janë të pajisura edhe me mjete për krijimin e kordoneve të sigurisë.
Sipas raportimit, njësitet policore pritet të vendosen në pozicionet e tyre, ndërsa nuk janë përjashtuar as mundësitë e bllokimeve të disa hapësirave ose rrugëve, siç ka ndodhur mbrëmë.
“Forcat e shtuara të Policisë së Kosovës janë në gjendje gatishmërie”, raportoi Zogaj, duke shtuar se vendosja e kordoneve do të bëhet në bazë të planit operativ.
Situata pranë Kuvendit po monitorohet nga afër.




