“Policët përdorën armë, u shkaktua aksident trafiku”, aksioni në Kaçanik, 136 kilogramë marihuanë të sekuestruara

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, njoftoj se Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar dhe ka sekuestruar 136 kilogramë marihuanë gjatë një aksioni në autostradën “Arbën Xhaferi”, në afërsi të Doganajt në Kaçanik.

Sponsor 3M Express

Përveç substancës narkotike, gjatë operacionit janë sekuestruar edhe tri vetura, një motor me katër rrota dhe 680 euro para të gatshme.

Sipas Sveçlës, gjatë aksionit njëra nga veturat e dyshuara ka tentuar t’i shmanget Policisë, duke shkaktuar edhe aksidente trafiku. Për ta ndaluar automjetin, zyrtarët policorë janë detyruar të përdorin armët e zjarrit.

“Sot, në autostradën “Arbën Xhaferi”, në afërsi të Doganajt në Kaçanik, Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar dhe ka sekuestruar 136 kilogramë substancë narkotike të llojit marihuanë, si dhe tri vetura, një motor me katër rrota dhe 680 euro para të gatshme.

Gjatë operacionit, njëra nga veturat e dyshuara, në përpjekje për t’i ikur Policisë, ka shkaktuar aksidente trafiku, ndërsa zyrtarët policorë janë detyruar të përdorin edhe armët e zjarrit për ta ndaluar.

Njëra nga veturat e përfshira në këtë rast ngre dyshime për implikimin e një zyrtari policor në këtë veprimtari kriminale. Inspektorati Policor i Kosovës është angazhuar për të hetuar dhe sqaruar plotësisht rrethanat e rastit. Besimin e qytetarëve në Policinë e Kosovës do ta ruajmë dhe forcojmë përmes angazhimit të vazhdueshëm duke pastruar nga radhët e saj çdo individ të lidhur me krimin”, ka shkruar Sveçla.

Sveçla ka theksuar se nuk do të ketë tolerim ndaj asnjë zyrtari apo individi që shkel ligjin, duke paralajmëruar se do të ndërmerren masa ndaj kujtdo që rezulton i përfshirë në veprimtari kriminale.

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Aksioni në Kaçanik, kapen 136 kilogramë marihuanë – i implikuar dyshohet të jetë edhe një polic

Aksioni në Kaçanik, kapen 136 kilogramë marihuanë – i implikuar dyshohet të jetë edhe një polic

ASH: Arsimi në gjuhën shqipe është një e drejtë që nuk negociohet

ASH: Arsimi në gjuhën shqipe është një e drejtë që nuk negociohet

Sllovenia rikonfirmon mbështetjen për integrimin evropian të Kosovës

Sllovenia rikonfirmon mbështetjen për integrimin evropian të Kosovës

“Policët përdorën armë, u shkaktua aksident trafiku”, aksioni në Kaçanik, 136 kilogramë marihuanë të sekuestruara | Momenti