Pesë adoleshentë të plagosur rëndë, pasi janë goditur me thikë – në një festë të Halloween në Angli

Pesë adoleshentë të plagosur rëndë, pasi janë goditur me thikë – në një festë të Halloween në Angli

Pesë adoleshentë të plagosur rëndë, pasi janë goditur me thikë – në një festë të Halloween në Angli

Policia bëri të ditur se pesë adoleshentë kanë pësuar lëndime të rënda pasi janë goditur me thikë në një festë të Halloweenit.

Sponsor 3M Express

Oficerët u thirrën në Park Road në Chandler’s Ford, pranë Eastleigh-t, pak pas orës 22:30 të shtunën, shkruajnë mediat britanike, përcjell Telegrafi.

Adoleshentët e lënduar – tre djem të moshës 16-vjeçare dhe dy të moshës 17-vjeçare – janë dërguar në spital.

Policia e Hampshire, Angli deklaroi se dyshon që një grup i panjohur ka hyrë në një festë në një adresë në Park Road, para se të ndodhnin sulmet me thikë.

Policia u ka bërë thirrje dëshmitarëve dhe kujtdo që ka informacione të paraqiten për të dhënë dëshminë e tyre.

Të dielën, zona mbeti e rrethuar nga policia, ndërsa oficerët vazhdojnë hetimet.

Inspektorja kryesore e hetimit, Elizabeth Pirie, e pranoi ndikimin që ngjarja ka pasur te banorët e zonës dhe falënderoi komunitetin për durimin e treguar.

Më herët, një dëshmitar okular i tha BBC-së se në vendngjarje mbërritën autoambulanca, si dhe një helikopter mjekësor.

Një dëshmitar tjetër tregoi se pa dikë të dilte me vrap nga shtëpia ku po zhvillohej festa, duke bërtitur se ishte goditur me thikë dhe se po ndiqej nga dy persona. /Telegrafi/

Lexo edhe

Ukraina rifillon sulmet ndaj rafinerive ruse të naftës, pavarësisht presionit nga Trumpi

Ukraina rifillon sulmet ndaj rafinerive ruse të naftës, pavarësisht presionit nga Trumpi

Ndërpritet furnizimi me ujë në Gadime dhe rrethinë, shkak një defekt në gypin kryesor

Ndërpritet furnizimi me ujë në Gadime dhe rrethinë, shkak një defekt në gypin kryesor

Zgjedhjet në Bërvenicë, Sallai: Deri në orën 18:30 jehona e votuesve është 53%

Zgjedhjet në Bërvenicë, Sallai: Deri në orën 18:30 jehona e votuesve është 53%

Pesë adoleshentë të plagosur rëndë, pasi janë goditur me thikë – në një festë të Halloween në Angli | Momenti