Përplasje në Komisionin Hetimor për rastin e Arlinda Zekajt

Përplasje në Komisionin Hetimor për rastin e Arlinda Zekajt

Përplasje në Komisionin Hetimor për rastin e Arlinda Zekajt

Gjatë diskutimit për rendin e ditës në Komisionin Hetimor Parlamentar për veprimet dhe mosveprimet institucionale lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt dhe trajtimin e dhunës ndaj fëmijëve dhe grave në familje, ka pasur përplasje mes anëtarit të komisionit nga PDK-ja, Eman Rrahmani, dhe anëtarit nga Lëvizja Vetëvendosje, Adnan Rrustemi.

Sponsor 3M Express

Rrahmani ka ngritur shqetësime lidhur me vonesën e Zyrës së Kryeministrit në dorëzimin e dokumenteve të kërkuara nga komisioni, duke pretenduar se raportet e dërguara së fundmi nuk janë të nënshkruara nga ministritë përkatëse dhe se i gjithë procesi sipas tij, po shoqërohet me përpjekje për të penguar zbardhjen e përgjegjësive institucionale në rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt.

Ai ka thënë se Zyra e Kryeministrit i ka dërguar raportet vetëm një orë para mbledhjes, por ka vënë në pikëpyetje autenticitetin dhe vlefshmërinë e tyre.

“Është shqetësuese që angazhimi edhe i Zyrës së Kryeministrit, në vend që do të duhej ta ndihmonte këtë komision, që të zbardhnim gjithë dështimin e zinxhirit shtetëror, bëhet pengesë dhe manipulues i krejt kësaj”, ka thënë ai.

Rrahmani ka kritikuar edhe mënyrën se si është zhvilluar mbledhja e kaluar e komisionit, duke pretenduar se anëtarët e shumicës parlamentare kanë bllokuar iniciativat e opozitës për përfshirjen në planin e punës të kërkesave për dokumentacion nga Zyra e Kryeministrit.

“Aty e kanë përjashtuar Zyrën e Kryeministrit, e kanë futur një agjenci brenda Zyrës së Kryeministrit për të pasur qasje në ato dokumente. Dhe si i tillë, unë e shoh që qasja e këtij grupi parlamentar në përgjithësi është qasje duke u munduar me i mbuluar të metat dhe mos me zbardh dështimin në komplet zinxhirin shtetëror, ku ka dështuar shteti për me mbrojt jetën e një gruaje”, është shprehur ai.

Rrahmani ka insistuar se komisioni duhet të kërkojë dokumentacion nga të gjitha institucionet përgjegjëse dhe se këto kërkesa duhet të respektohen brenda afateve të përcaktuara ligjore.

Ai ka bërë të ditur se Zyrës së Kryeministrit i është dhënë një afat prej tri ditësh për dorëzimin e dokumenteve, por sipas tij, ky afat nuk është respektuar.

Pas deklarimeve të Rrahmanit, ka reaguar anëtari i komisionit nga Lëvizja Vetëvendosje, Adnan Rrustemi.

Ai ka pranuar se në komision mund të ketë diskutime politike, por ka theksuar se ato nuk duhet të pengojnë punën hetimore dhe profesionale për zbardhjen e rastit.

“Unë jam këtu për të trajtuar profesionalisht çdo mekanizëm, çdo veprim, çdo mosveprim e çdo mospërmbushje të detyrimeve ligjore të secilës hallkë institucionale. Personalisht jam për këtë, duke filluar nga përgjegjësitë te prokuroria, te policia, te gjykata, te ministria përkatëse, siç edhe janë pjesë e planit të punës”, ka thënë Rrustemi.

Ai ka kundërshtuar atë që e ka cilësuar si përpjekje për ta politizuar rastin dhe për të përfituar kapital politik individual nga një tragjedi e tillë.

“Po një qasje që e kam vërejtur, që ky komision me filluar dhe me përfunduar te politizimi, kjo është e papranueshme. Dhe po e them që këtu, në këtë mbledhje, askush nuk do të arrijë ta pengojë punën hetimore, profesionale të këtij komisioni. Në rregull, le të bëjnë politikë, por punën s’mund ta pengojë askush”, ka theksuar Rrustemi.

Lexo edhe

Kica-Xhelili kritikon politizimin e Komisionit Hetimor: S’jemi prokurori për të hetuar personat që kanë njohur familjen e Arlindës

Kica-Xhelili kritikon politizimin e Komisionit Hetimor: S’jemi prokurori për të hetuar personat që kanë njohur familjen e Arlindës

Vazhdon debati për mjekët nga diaspora – Zemaj këmbëngul: Jo 171, por as 17 nuk po i ofroni

Vazhdon debati për mjekët nga diaspora – Zemaj këmbëngul: Jo 171, por as 17 nuk po i ofroni

Policia e Prishtinës realizon mbi 150 urdhëresa gjyqësore, sekuestrohen 11 armë e shpërndahen mijëra gjoba

Policia e Prishtinës realizon mbi 150 urdhëresa gjyqësore, sekuestrohen 11 armë e shpërndahen mijëra gjoba