Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka paralajmëruar padi civile ndaj deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Egzon Azemi, duke i kërkuar të tërheqë akuzat që i ka cilësuar të pabazuara dhe të kërkojë falje publike.

Përmes një postimi në Facebook, Rama ka kritikuar deklaratat e deputetit, duke theksuar se asnjë parti politike nuk mund të marrë rolin e prokurorisë apo të gjykatës. Sipas tij, fajësia nuk mund të përcaktohet përmes deklaratave publike, por nga organet e drejtësisë.
Rama ka bërë të ditur se përmes një shkrese zyrtare i ka kërkuar Azemit t’i tërheqë akuzat për kryerje të veprave penale, t’i përgënjeshtrojë ato publikisht dhe të kërkojë falje.
Ai ka paralajmëruar se, nëse deputeti nuk i përmbush këto kërkesa brenda shtatë ditësh, do të ushtrojë padi civile për shpifje dhe kompensim të dëmit jomaterial.
Kryetari i Prishtinës ka thënë se nuk i frikësohet hetimeve apo proceseve ligjore, por ka kundërshtuar përdorimin e shpifjeve dhe linçimit publik si mjete të përballjes politike.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Përparim Rama paralajmëron padi ndaj Egzon Azemit, i kërkon të tërheqë akuzat appeared first on Sinjali.
Burimi: Sinjali




