Përkujtohen 12 të vrarët e Kishnicës|VIDEO

Përkujtohen 12 të vrarët e Kishnicës|VIDEO

Përkujtohen 12 të vrarët e Kishnicës|VIDEO

Sikurse shumë vendbanime të tjera të Kosovës, edhe fshati Kishnicë dha kontribut të çmuar dhe përjetoi sakrifica të mëdha në rrugën drejt lirisë. Para 27 vitesh, forcat serbe vranë 12 banorë të këtij fshati, në mesin e tyre 11 martirë dhe një dëshmor.

Sot, në këtë fshat, emrat u janë përjetësuar në lapidarin e ngritur në nderim të sakrificës së tyre, ku morën pjesë familjarët dhe përfaqësues të institucioneve. Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, tha se të gjithë këta emra përfaqësojnë qëndresën dhe historinë mbi të cilën Kosova vuri themelet e lirisë.

Sponsor 3M Express

“Historia e luftës sonë çlirimtare është e përberë nga shumë histori njerëzore nga sakrifica të madhe dhe ngjarje që meritojnë të përcillen brez pas brezi. Jo të gjitha këto histori janë të njohura në publik, prandaj çdo nismë që përkujton, dokumenton dhe jep vendin e merituar është një kontribut i çmuar për identitetin tonë kombëtarë”, tha Andin Hoti, ministër për Punë, Familje dhe Vlera të Luftës Çlirimtare.

Nënkryetari i Komunës së Graçanicës, Leotrim Ajeti, tha se ky lapidar është dëshmi e krimeve që Serbia kreu ndaj popullatës civile në Kosovë.

“Sot po e zbulojmë këtë pllakë për të treguar gjenocidin e paramlitarëve të ushtrisë serbe ndaj qytetarëve të pafajshëm të Kishnicës duke kujtuar e përjetësuar në analet e historisë të shtetit tonë”, tha Leotrim Ajeti, nënkryetar i Graçanicës.

Tre prej martirëve të rënë, edhe pas 27 vitesh vazhdojnë të figurojnë të zhdukur. ” I nderuar ministër nga këtu kërkojë nga ju që bashkë me qytetarët edhe me neve Kishnicës t’ia kthejmë edhe tre trupa që i mungojnë”, Skënder Thaçi, përfaqësues i familjarëve të martirëve.

“Normal që ndihem krenare e di që dy prindërit  e mi dhe dëshmorët e tjerë kanë dhanë jetën për këtë liri jam shumë e kënaqur dhe gjithë këta që kanë dhënë jetën për liri “, tha Lutfije Makolli-Krasniqi, vajza e dy prindërve martirë.

Zbulimi i këtij lapidari u bë në prag të festës së 28 Nëntorit, ditën që simbolizon historinë, qëndresën dhe përpjekjet e vazhdueshme të popullit shqiptar për liri.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Kafeneja ku punonte Liridona Ademaj e kujton në Ditën Kundër Dhunës ndaj Grave: Ajo nuk është harruar

Kafeneja ku punonte Liridona Ademaj e kujton në Ditën Kundër Dhunës ndaj Grave: Ajo nuk është harruar

Tirana pret nesër Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor për Planin e Rritjes së BE-së

Tirana pret nesër Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor për Planin e Rritjes së BE-së

Migracioni në Britani në nivelin më të ulët që nga viti 1997

Migracioni në Britani në nivelin më të ulët që nga viti 1997