Përgatitjet finale për festivalin “Shqip Up Comedy” në Berlin – më 3 dhjetor në Berlin – në skenë pesë komedianë shqiptarë

Përgatitjet po hyjnë në fazën përfundimtare për “Berlin Stand Up Comedy”, shfaqjen që do të mbledhë në një mbrëmje të veçantë pesë emra të humorit shqiptar në kryeqytetin gjerman.

Sponsor 3M Express

Ngjarja do të mbahet më 3 dhjetor, duke filluar nga ora 20:00, në ambientet e BarnOA, në adresën Mariendorfer Damm 88–90, në Berlin.

Në skenë do të ngjiten Ridvani, Drilona, Ernesti, Avnia dhe Medauri, të cilët do të sjellin para publikut performancat e tyre në një mbrëmje të dedikuar humorit dhe stand-up komedisë.

Shfaqja organizohet nga “Ship Up Comedy”, në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Kosovës në Berlin, ndërsa Telegrafi është partner medial i festivalit.

Me këtë organizim synohet të krijohet një hapësirë takimi për publikun shqiptar në Berlin, duke sjellë në një skenë të përbashkët artistë që përmes humorit dhe performancave të tyre do të argëtojnë të pranishmit. /Telegrafi/

Lexo edhe

Hapen qendrat e votimit në zgjedhjet e përgjithshme në Spanjë.

Hapen qendrat e votimit në zgjedhjet e përgjithshme në Spanjë.

Kurti pret anëtarët e rinj të KKSH-së, 24 prej tyre dakordohen për drejtim të përbashkët

Kurti pret anëtarët e rinj të KKSH-së, 24 prej tyre dakordohen për drejtim të përbashkët

Komandanti i KFOR-it viziton Urën e Ibrit në Mitrovicë

Komandanti i KFOR-it viziton Urën e Ibrit në Mitrovicë