Kompania Rajonale e Mbeturinave (KRM) “Pastrimi” u ka kërkuar falje qytetarëve për vonesat dhe mosrealizimin e plotë të shërbimit të grumbullimit të mbeturinave në disa lagje të kryeqytetit dhe në qytetet e tjera ku operon.

Sipas njoftimit të kompanisë, kjo situatë është shkaktuar nga ndryshimi i orarit të operimit të Kompanisë për Menaxhimin e Deponive në Kosovë (KMDK).
Nga 1 tetori 2026, KMDK-ja ka vendosur që deponia në Mirash të mbyllet në mesnatë, në orën 00:00.
Ky ndryshim ka ndikuar në organizimin e shërbimit të grumbullimit dhe transportimit të mbeturinave, duke shkaktuar vonesa në disa zona.
Kompania “Pastrimi” u ka kërkuar mirëkuptim qytetarëve për situatën e krijuar.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post “Pastrimi” u kërkon falje qytetarëve për vonesat në grumbullimin e mbeturinave appeared first on Sinjali.
Burimi: Sinjali




