Pas varrimit të kirurgut të Grupit të Intelektualëve, nipi i tij urolog kujton dajën me fjalë prekëse

Pas 27 vjetësh pritjeje, kirurgu Adem Ademi, pjesëtar i “Grupit të Intelektualëve të Mitrovicës”, është rivarrosur me nderime shtetërore më 28 Nëntor.

Sponsor 3M Express

Me rastin e rivarrimit, nipi i tij, urologu Adem Ademi, ka publikuar një shkrim prekës, duke kujtuar mungesën e dajës dhe frymëzimin që mori prej tij për t’u bërë mjek.

“Mantili yt i bardh mbeti endrra dhe frymezimi im dhe i shume te rinjve te tjere. Jetuam me mungesen tende per 27 vite, me dhimbjen qe koha nuk arriti asnjehere ta shuaje”, ka shkruar ai.

Urologu ka shprehur dëshirën që dajën e tij ta kishte pranë, jo vetëm si familjar, por edhe si koleg në profesionin e mjekësisë.

“Sot te kthyem ne shtepi, por jo ashtu siç do te duhej. Te kthyem me dinjitetin qe ta mohuan per 27 vite. Ta mohuan te drejten per te jetuar, por nuk arriten te na e marrin as emrin, as nderin, as krenarin per ty.”

Mbetjet mortore të kirurgut Adem Ademi u gjetën në një varrezë masive në fshatin Kalludër e Vogël të Zubin-Potokut dhe u identifikuan përmes analizave të ADN-së.

Bashkë me të u identifikuan edhe Fatmir Fazliu dhe Ali Haliti.

“Grupi i Intelektualëve” përbëhej nga 23 persona, mes tyre mjekë, profesorë e avokatë, të cilët u zhdukën në prill të vitit 1999 nga forcat serbe.

Ndryshe, nga sot është hapur edhe dera e familjes Ademi për ngushëllime.

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Ukraina raporton përdorimin e parë të armës lazer “Blysk” për rrëzimin e një droni rus

Ukraina raporton përdorimin e parë të armës lazer “Blysk” për rrëzimin e një droni rus

KFOR-i organizon ceremoninë e ndarjes së medaljeve për personelin në Kosovë

KFOR-i organizon ceremoninë e ndarjes së medaljeve për personelin në Kosovë

Çitaku i reagon Speciales: Tri shujta në ditë në komunikatë, 2.356 dokumente nga Serbia në dosje – ligjin do ta bëjmë

Çitaku i reagon Speciales: Tri shujta në ditë në komunikatë, 2.356 dokumente nga Serbia në dosje – ligjin do ta bëjmë