Pas Carrick, edhe një trajner tjetër shkarkohet në Ligën Premier

Pas Carrick, edhe një trajner tjetër shkarkohet në Ligën Premier

Pas Carrick, edhe një trajner tjetër shkarkohet në Ligën Premier

Crystal Palace ka shkarkuar trajnerin Pierre Sage pas vetëm pesë muajsh në krye të ekipit, me klubin që ndodhet në vendin e fundit të Ligës Premier.

Sponsor 3M Express

Sot (e enjte) gjatë ditës, Manchester United njoftoi shkarkimin e Michael Carrick nga detyra, por trajneri anglez nuk është i vetmi që humbi vendin e punës gjatë ditës së sotme.

Humbja 3-1 e së dielës ndaj Liverpoolit ishte humbja e katërt radhazi e Crystal Palace në ligë, duke bërë që edhe klubi londinez ta shkarkoj Sagen.

“Klubi i Futbollit Crystal Palace mund të konfirmojë se Pierre Sage ka lënë rolin e tij si trajner. Klubi dëshiron të shprehë zyrtarisht falënderimet e tij për Pierre dhe stafin e tij për përpjekjet e tyre gjatë kohës së tyre në Londrën Jugore dhe u uron atyre gjithë të mirat në të ardhmen”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, “Shqiponjat” kanë fituar vetëm dy nga 10 ndeshjet e tyre të para dhe kanë pësuar 24 gola, më shumë në kampionat. Palace është gjithashtu i 21-ti në tabelën me 36 ekipe në Ligën e Evropës, me vetëm një fitore nga katër ndeshje.

Sipas mediumit britanik BBC, ish-trajneri i Tottenham dhe Brentford, Thomas Frank, është në bisedime të avancuara për ta zëvendësuar atë. /Telegrafi/

Lexo edhe

E pranon ministri i Sportit: Kemi vështirësi për Lojërat Mesdhetare

E pranon ministri i Sportit: Kemi vështirësi për Lojërat Mesdhetare

Gjen portofolin me mbi 650 euro në Gjakovë, qytetari ia dorëzon Policisë

Gjen portofolin me mbi 650 euro në Gjakovë, qytetari ia dorëzon Policisë

Punëtorët e KEK-ut me protestë kërkojnë rritje pagash e pagë të 13-të

Punëtorët e KEK-ut me protestë kërkojnë rritje pagash e pagë të 13-të

Pas Carrick, edhe një trajner tjetër shkarkohet në Ligën Premier | Momenti