Paraburgim për nënën që dyshohet se trafikoi vajzat e saj të mitura, njëjtë edhe për dy të pandehurit 67 dhe 70 vjeç

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar nga një muaj paraburgim për nënën që dyshohet se i trafikoi dy vajzat e saj të mitura, teksa masë të njëjtë ka caktuar edhe për dy persona tjerë, të dyshuar për trafikim me njerëz dhe shërbime seksuale të viktimave të trafikimit.

Sponsor 3M Express

Sipas komunikatës së Gjykatës, masa e paraburgimit është caktuar ndaj të pandehurve E.B., M.C. dhe R.S., pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë, përkatësisht Departamentit për të Mitur.

E pandehura E.B. dyshohet për veprën penale të trafikimit me njerëz, gjegjësisht me dy vajzat e saj të mitura, ndërsa M.C. dhe R.S. për veprën penale të shërbimeve seksuale të viktimës së trafikimit, raporton Klankosova.tv.

Gjykata ka vlerësuar se ekziston rreziku që të pandehurit të arratisen, të ndikojnë te të dëmtuarat e mitura dhe të pengojnë zhvillimin e procedurës penale.

Po ashtu, sipas Gjykatës, ekziston rreziku i përsëritjes së veprave penale.

“Gjykata vlerëson se ekziston rreziku që të pandehurit të ndikojnë tek të dëmtuarat e mitura dhe në këtë mënyrë të pengojnë zhvillimin e papenguar të procedurës penale. Në këtë drejtim, janë marrë parasysh edhe rrethanat që lidhen me moshën e të pandehurve, përkatësisht 67 dhe 70 vjeç, si dhe natyra e veprimeve për të cilat dyshohen”.

“Gjithashtu, ekzistojnë rrethana konkrete që tregojnë rrezikun real dhe të arsyeshëm të përsëritjes së veprave penale, veçanërisht duke pasur parasysh se e pandehura E.B., duke keqpërdorur pozitën dhe autoritetin prindëror, dyshohet se ka ndërmarrë veprime të kundërligjshme, duke mundësuar shfrytëzimin seksual të të dëmtuarave të mitura – vajzave të saj, në këmbim të parave apo përfitimeve të tjera materiale”, ka thënë Gjykata në njoftimin publik.

Masa e paraburgimit është caktuar për një muaj ndaj secilit prej tre të pandehurve. /Klankosova.tv

Lexo edhe

Haxhiu në pritjen shtetërore të Begajt: Shqipërinë e kishim në zemër edhe kur nuk na lejohej ta kalonim kufirin

Haxhiu në pritjen shtetërore të Begajt: Shqipërinë e kishim në zemër edhe kur nuk na lejohej ta kalonim kufirin

Tronditet Real Madridi në shtëpi, pëson humbje nga Alavesi

Tronditet Real Madridi në shtëpi, pëson humbje nga Alavesi

Prishtina mbulohet nga bora, bien reshjet e para të dëborës në kryeqytet

Prishtina mbulohet nga bora, bien reshjet e para të dëborës në kryeqytet