600 mijë dollarë për kompaninë e Valon Ademit, skandali me aeroportin në Libi…për çka e denoncoi Behgjet Pacoli Valon Llukën

600 mijë dollarë për kompaninë e Valon Ademit, skandali me aeroportin në Libi…për çka e denoncoi Behgjet Pacoli Valon Llukën

600 mijë dollarë për kompaninë e Valon Ademit, skandali me aeroportin në Libi…për çka e denoncoi Behgjet Pacoli Valon Llukën

Sot, me urdhër të prokurorit, biznesmeni Valon Lluka është ndaluar për 48 orë, nën dyshimin për kryerjen e veprave penale “Mashtrimi”, “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”, “Keqpërdorimi i autorizimeve ekonomike” dhe “Lidhja e kontratës së dëmshme”.

Prokuroria nuk ka bërë të ditur saktësisht se ku dyshohet se Valon Lluka i ka kryer këto veprime. Megjithatë, veprat penale për të cilat dyshohet ai nga Prokuroria përputhen me veprat penale të dyshuara në kallëzimin penal të siguruar nga Veriu.info.

Sponsor 3M Express

Veriu.info ka siguruar një kallëzim penal të ushtruar nga kompanitë “ISDIAR L.L.C.” dhe “Hirano Mushroom L.L.C.” më 24 tetor 2025 në Prokurorinë Speciale të Kosovës ndaj Valon Llukës. Në “ISDIAR L.L.C.”, Behgjet Pacolli ka 100% të aksioneve, ndërsa në “Hirano Mushroom L.L.C.” ka 43% të aksioneve.

Në kallëzimin penal, Valon Lluka denoncohet nën dyshimin se, në cilësinë e drejtorit menaxhues të këtyre dy kompanive, ka kryer veprat penale “Keqpërdorimi i autorizimeve ekonomike”, “Lidhja e kontratës së dëmshme”, “Shpërdorimi i pasurisë së huaj” dhe “Mashtrimi”.

Sipas këtij kallëzimi penal të bërë nga kompanitë e Behgjet Pacollit, Valon Lluka akuzohet se, ndërmjet datës 24.12.2024 dhe 30.06.2025, përmes paraqitjes së rreme të fakteve, kishte nxitur personat përgjegjës për kryerjen e pagesave brenda kompanisë “ISDIAR L.L.C.” që të paguanin pjesërisht një faturë të parregullt të lëshuar nga nënkontraktori “2A Group L.L.C.” për punë të pretenduara se ishin kryer nga kjo kompani në lidhje me ndërtimin e aeroportit në Bengazi, Libi.

“Kompania 2A Group LLC ka lëshuar një faturë me Nr. 65/2024, të datës 24.12.2024, e lëshuar në vlerë prej 1,577,850.70 USD (dollarë amerikan), apo në vlerë prej 1,517,892.37 Euro. Fatura është në gjuhën angleze me përshkrimin tek “Discription of Works” – “Construction Works Airfield, New Benghazi Airport, Benghazi, Libya” në vlerë prej 130,325,160.00 USD, dhe me përshkrimin më poshtë “Total executed Works up to: 31.12.2024: 1,972,313.37 USD”. Përkundër që fatura e tillë nuk ishte lëshuar në përputhje me Kontratën dhe ishte lëshuar pa pranim të përkohshëm të punëve të faturuara dhe për të cilat rrethana i pandehuri më larë ishte në dijeni, i njëjti përmes paraqitjes së rreme të fakteve se gjoja punët janë kryer dhe fatura është e rregullt, ka nxitur zyrtarët përgjegjës për pagesë të kompanisë ISDIAR L.L.C., të bëjnë pagesë të pjesshme të faturës së parregullt në vlerë prej 600,000 USD (me fjalë: gjashtëqind mijë dollarë amerikan) më datën 07.04.2025”, thuhet në kallëzimin penal të siguruar nga Veriu.info.

Ndryshe, kompania “2A Group LLC” është në pronësi të biznesmenit Valon Ademi, me të cilin Behgjet Pacolli ka telashe për menaxhimin e punimeve në aeroportin e Vlorës që prej gushtit të vitit të kaluar.

The post 600 mijë dollarë për kompaninë e Valon Ademit, skandali me aeroportin në Libi…për çka e denoncoi Behgjet Pacoli Valon Llukën appeared first on Insajderi.

Lexo edhe

Nisin të dalin një pjesë e minatorëve të ngujuar në Trepçë përmes daljeve emergjente

Nisin të dalin një pjesë e minatorëve të ngujuar në Trepçë përmes daljeve emergjente

Dëbimi i saj shkaktoi protesta në gjithë Spanjën, vdes 87-vjeçarja Maricarmen Abascal

Dëbimi i saj shkaktoi protesta në gjithë Spanjën, vdes 87-vjeçarja Maricarmen Abascal

Flet minatori që u ngujua në minierë: Është hera e tretë që më ndodh (VIDEO)

Flet minatori që u ngujua në minierë: Është hera e tretë që më ndodh (VIDEO)