Pa transparencë, pa llogaridhënie, pa mandat kohor

Pa transparencë, pa llogaridhënie, pa mandat kohor

Pa transparencë, pa llogaridhënie, pa mandat kohor

Shkruan: Blerim Shala

Sponsor 3M Express

Miratimi i ndryshimeve në Kuvendin e Kosovës të Ligjit për dhomat e specializuara (të vitit 2015), që ndodhi në orët e vona të së martës së kaluar (me 6 tetor), mbi të gjitha është një Akt politik i deputetëve të Kosovës.

Nuk ka këtu ndër ne fort iluzion se çka mund dhe çka nuk mund të arrihet me këtë Ligj.

Jemi ngopur realitet kohëve të fundit, me epiqendër Hagën, prandaj, nuk kemi tjetër pos ta njohim atë (realitet), dhe të synojmë ndryshimin e tij, me të gjitha mjetet legale, politike dhe diplomatike.

Por hapi i parë dhe më kryesori u bë, dhe atë në Kuvendin e Kosovës.

Shqetësimi dhe dëshpërimi i thellë i qytetarëve të Kosovës, që u shfaq në të gjitha mënyrat e mundshme pas 16 shtatorit e tutje, ishte spontan, zë i masës, i protestuesve, i atyre që nuk mund dot të pajtoheshin me padrejtësinë e madhe e cila ndodhi në Hagë.

Por vetëm me veprimet legale të Kuvendit të Kosovës (me përkrahjen e 88 deputetëve në leximin e dytë të këtij Ligji), ky shqetësim dhe ky dëshpërim mori trajtën e një reagimi institucional.

Ky shtet, kjo shoqëri, kjo politikë është tej mase e mërzitur, madje edhe e mllefosur me gjithë atë çfarë po i ndodhi Kosovës që nga viti 2010 e këndej (Raporti i Dick Marty-t).

Kosova ka boll telashe të shumta, të cilat dëshmojnë që ky shtet ende nuk ka siguruar njohjen universale dhe qëndrueshmërinë afatgjatë ndërkombëtare.

Edhe shtete shumë më të fuqishme dhe shumë më të organizuara se Kosova, do të kërruseshin dhe madje, do të rrëzoheshin për toke nëse për 16 vjet do të duhej të merreshin me këtë akuzë dhe me këtë gjykim.

Teksa ne ende i vuajmë pasojat e shumëfishta edhe të luftës në Kosovë, e cila akoma nuk ka përfunduar si duhet. Dihet pse. Nuk ka normalizim të marrëdhënieve me Serbinë. Me shtetin që ka shkaktuar luftën në Kosovë dhe tragjeditë e shumta.

Historia e krijimit të Gjykatës Speciale (ky emërtimi i ‘Dhomave të Specializuara’ është një zbutje e qëllimshme e natyrës së mirëfilltë të këtij trupi), është pak a shumë e ditur për të gjithë ne. Kot e kemi t’i kthehemi dhe të kërkojmë origjinën e mirëfilltë të themelimit të saj dhe gabimet (eventuale), të cilat i kemi bërë.

Çfarë duhet të përpiqemi është ta ndryshojmë rrjedhën e mëtejme të ngjarjeve në dhe rreth Gjykatës Speciale, ashtu që të ndodhë drejtësia e mirëfilltë.

Gjykata Speciale është një institucion, i cili aktualisht ka zero transparencë për punën e saj, ka zero llogaridhënie për veprimet e saj (nuk i përgjigjet kujt në këtë Botën e lume, pra, ka një pavarësia absolute, të pashoq në Botë, në të gjitha pushtetet e mundshme), dhe ka zero qartësi për afatin kohor kur do të mund ta përmbyllë punën e saj.

Këtë Gjykatë e ka themeluar Kuvendi i Kosovës, duke ia bartur kështu një element tepër të rëndësishëm të sovranitetit Gjykatës Speciale.

Por ky element i sovranitetit duhet t’i kthehet sa më parë Kosovës.

Atyre që kanë harruar këtë fakt (si këtu, ashtu edhe diku tjetër, larg nesh), duhet thënë që Kosova është bërë shtet i pavarur në vitin 2008, por me një sovranitet të kufizuar në kuadër të modelit të mbikëqyrjes së pavarësisë.

Por kjo mbikëqyrje mori fund pas diku katër vjet e gjysmë (në shtatorin e vitit 2012), sepse atëbotë u vlerësua, prej instancave më të larta ndërkombëtare, që politika kosovare u dëshmua e denjë për ta tejkaluar këtë fazën e ‘Pavarësisë së mbikëqyrur’.

Ndërsa në gushtin e këtij viti, janë bërë 11 vjet të plota me një sovranitet të gjymtuar të Kosovës.

Nuk ka gjykatë në Evropë që funksionon si Gjykata Speciale në Hagë: Pa transparencë, pa llogaridhënie, pa mandat kohor.

Te tri këto veçori të kësaj Gjykate Speciale duhet të ndryshojnë në të ardhmen. Pa dyshim.

Llogaridhënia e saj do të mund të vendoset me anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Prandaj, ky anëtarësim duhet të ndodhë sa më parë.

Afati kohor i Gjykatës Speciale do të duhej të negociohej në mes të Autoriteteve të Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Lexo edhe

Zbulohet sa shqiptarë u dëbuan nga Britania e Madhe gjatë 12 muajve të fundit, kostoja 22.000 paundë për çdo të riatdhesuar

Zbulohet sa shqiptarë u dëbuan nga Britania e Madhe gjatë 12 muajve të fundit, kostoja 22.000 paundë për çdo të riatdhesuar

Kuvendi mban seancë të enjten

Kuvendi mban seancë të enjten

Kuvendi mblidhet të enjten, Nagavci tregon pikat kryesore të seancës së radhës

Kuvendi mblidhet të enjten, Nagavci tregon pikat kryesore të seancës së radhës

Pa transparencë, pa llogaridhënie, pa mandat kohor | Momenti