OVL-UÇK reagon pas vendimit në Hagë: I pritshëm, por i papranueshëm

OVL-UÇK reagon pas vendimit në Hagë: I pritshëm, por i papranueshëm

OVL-UÇK reagon pas vendimit në Hagë: I pritshëm, por i papranueshëm

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka reaguar pas vendimit të sotëm të Gjykatës Speciale ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve.

Sponsor 3M Express

Në reagimin e saj, OVL-UÇK e ka cilësuar vendimin si të pritshëm, por të papranueshëm.

“Për ne, ky vendim është i papranueshëm. Kjo Gjykatë, edhe një herë, dëshmoi se nuk po arrin të shkëputet nga agjenda politike që e ka shoqëruar që nga themelimi i saj.

Ne besojmë se kjo qasje nuk i shërben drejtësisë së paanshme, por interesave të Serbisë dhe aleatëve të saj, të cilët për vite me radhë kanë synuar njollosjen e luftës sonë çlirimtare dhe të historisë së Kosovës.

UÇK-ja nuk mund të gjykohet përmes agjendave politike, ndërsa e vërteta e luftës sonë nuk mund të nëpërkëmbet me vendime gjyqësore”.

Në fund, OVL UÇK ka theksuar se do të vazhdojë të kundërshtojë çdo vendim që e konsideron padrejtësi dhe çdo përpjekje për barazimin e luftës çlirimtare me projektin e Serbisë, transmeton Klankosova.tv.

 

Lexo edhe

“Një padrejtësi nuk ndreqet nga një tjetër”, Endrit Thaçi reagon pas dënimit të babait të tij

“Një padrejtësi nuk ndreqet nga një tjetër”, Endrit Thaçi reagon pas dënimit të babait të tij

“Çlirimtari ynë u dënua me thashetheme”, Haziri i ashpër pas verdiktit ndaj Thaçit

“Çlirimtari ynë u dënua me thashetheme”, Haziri i ashpër pas verdiktit ndaj Thaçit

Boksieri irlandez humb jetën pas lëndimeve të rënda në ring

Boksieri irlandez humb jetën pas lëndimeve të rënda në ring