OKB-ja zgjedh pesë gjyqtarë të rinj në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë

OKB-ja zgjedh pesë gjyqtarë të rinj në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë

OKB-ja zgjedh pesë gjyqtarë të rinj në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë

Asambleja e Përgjithshme dhe Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara kanë zgjedhur pesë gjyqtarë të rinj në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, në një kohë kur institucioni përballet me numër rekord të çështjeve gjyqësore.

Sponsor 3M Express

Gjyqtarët e zgjedhur janë Dapo Akande nga Britania e Madhe, Francois Alabrune nga Franca, Mahmoud Daifallah Hmoud nga Jordania, Rena Lee nga Singapori dhe Phoebe Okowa nga Kenia. Mandatet e tyre nëntëvjeçare fillojnë më 6 shkurt 2027.

Zgjedhja e anëtarit të pestë kërkoi disa raunde votimi, pasi dy organet e OKB-së fillimisht nuk arritën marrëveshje për kandidatin përfundimtar.

Sipas presidentit të Gjykatës, Yuji Iwasawa, aktualisht janë në shqyrtim 24 çështje, përfshirë padinë e Afrikës së Jugut kundër Izraelit për shkelje të Konventës për Gjenocidin në Gaza.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, me seli në Hagë, është organi kryesor gjyqësor i OKB-së dhe shqyrton mosmarrëveshjet juridike ndërmjet shteteve./Klankosova.tv

Lexo edhe

Aty ku duhej të ndihej më e sigurt, dyshohet se u abuzua – 13-vjeçarja në Pejë denoncon babanë për ngacmim seksual, ai arrestohet

Aty ku duhej të ndihej më e sigurt, dyshohet se u abuzua – 13-vjeçarja në Pejë denoncon babanë për ngacmim seksual, ai arrestohet

Dyshohet për dhunim në Ferizaj

Dyshohet për dhunim në Ferizaj

Kryeprokurori cakton mbikëqyrës për prokuroritë e vendit

Kryeprokurori cakton mbikëqyrës për prokuroritë e vendit