NPL “Kastrioti” po vazhdon angazhimet për mirëmbajtjen dhe përmirësimin e hapësirave publike në Komunën e Obiliqit.
Në kuadër të këtyre aktiviteteve, punëtorët e kompanisë kanë kryer punime për pastrimin e Kompleksit Sportiv të Komunës së Obiliqit nga barishtet e ndryshme, si dhe pastrimin e hapësirave përreth Palestrës Sportive “Adem Jashari”.
Nga NPL “Kastrioti” kanë bërë të ditur se aktivitetet e tilla kanë për qëllim krijimin dhe mirëmbajtjen e një ambienti sa më të pastër dhe të përshtatshëm për qytetarët. /Telegrafi/




