Një tufë flokësh të George Washingtonit shitet në ankand për 4 mijë dollarë

Një tufë flokësh të George Washingtonit shitet në ankand për 4 mijë dollarë

Një tufë flokësh të George Washingtonit shitet në ankand për 4 mijë dollarë

Një tufë flokësh që i përkiste George Washingtonit, presidentit të parë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është shitur në ankand për 4 mijë dollarë, më shumë se dy shekuj pas vdekjes së tij.

Sponsor 3M Express

Objekti historik, i vendosur në një kornizë, u shit të shtunën nga shtëpia e ankandeve “Richmond Auctions”. Identiteti i blerësit nuk është bërë publik, raporton BBC.

Sipas të dhënave historike, flokët datojnë nga viti 1799, pak para vdekjes së Washingtonit. Fillimisht, ato i përkisnin John Gadsby-t, një banor i qytetit Alexandria në Virxhinia, i cili kishte pritur presidentin amerikan për darkë gjatë muajve të fundit të jetës së tij.

Tufa e flokëve u ruajt nga pasardhësit e Gadsby-t, përpara se të përfundonte në duart e koleksionistit John K. Lattimer dhe më pas të dilte në ankand.

Historia e objektit është dokumentuar edhe përmes një dëshmie të vitit 1928 nga Julia Ten Eyck McBlair, mbesa e Gadsby-t. Ajo kishte treguar se gjyshi i saj i kishte ruajtur flokët si kujtim nga miqësia me Washingtonin.

Megjithatë, shitja për 4 mijë dollarë nuk përbën rekord. Në vitin 2021, tri fije flokësh që besohet se i përkisnin Washingtonit u shitën për afro 40 mijë dollarë.

George Washington vdiq në vitin 1799, pasi kishte shërbyer dy mandate si president i SHBA-së. Ai udhëhoqi forcat amerikane drejt fitores në Luftën e Pavarësisë kundër Britanisë dhe mbetet një prej figurave më të rëndësishme të historisë amerikane.

Sot, në koleksionin e Mount Vernon, rezidencës së tij të dikurshme që funksionon si muze, ruhen të paktën 50 mostra flokësh të presidentit të parë amerikan.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Sulm kibernetik ndaj kompanisë së Samsungut, komprometohen të dhënat personale të mbi 8 mijë klientëve

Sulm kibernetik ndaj kompanisë së Samsungut, komprometohen të dhënat personale të mbi 8 mijë klientëve

Mashtrimi me 189 mijë euro të GoFundMe, disa persona i shkojnë në shtëpi të dyshuarit Endrit Azemi

Mashtrimi me 189 mijë euro të GoFundMe, disa persona i shkojnë në shtëpi të dyshuarit Endrit Azemi

Komisioni për Integrim Evropian takohet me ambasadorin e BE-së në Kosovë

Komisioni për Integrim Evropian takohet me ambasadorin e BE-së në Kosovë