Një i vdekur nga përmbytjet në Greqi, reshje të rrëmbyeshme edhe në Turqi

Një i vdekur nga përmbytjet në Greqi, reshje të rrëmbyeshme edhe në Turqi

Një i vdekur nga përmbytjet në Greqi, reshje të rrëmbyeshme edhe në Turqi

Në Greqi, stuhitë prekën Atikën, Evian, ishujt Sporade dhe Rodosin, duke shkaktuar mbyllje rrugësh, ndërprerje të energjisë elektrike dhe bllokim të automjeteve. Në Evia, dalja nga shtrati e lumit Kireas detyroi mbylljen e një rruge kryesore, ndërsa një urë ndihmëse u shemb pranë Politikas.

Ndërkohë, në Stamboll, reshjet e rrëmbyeshme përmbytën rrugë, tunele, banesa dhe stacione të transportit publik. Sipas autoriteteve, u regjistruan 1.277 raste përmbytjesh, 15 rrëshqitje dheu dhe 47 raste të personave të bllokuar. Shërbimet e trageteve dhe disa linja tramvaji u ndërprenë përkohësisht, ndërsa trafiku u rëndua ndjeshëm.

Sponsor 3M Express

Autoritetet turke angazhuan mbi 8.300 pjesëtarë të ekipeve të reagimit emergjent, së bashku me më shumë se 2.200 automjete dhe mjete të rënda, për të përballuar pasojat. Banorëve në të dyja vendet u është bërë thirrje të shmangin udhëtimet e panevojshme dhe të qëndrojnë larg rrugëve të përmbytura dhe zonave me rrezik rrëshqitjeje.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Nimani: Kurti dhe Hamza e kanë obligim koordinimin për çështjen e Apelit

Nimani: Kurti dhe Hamza e kanë obligim koordinimin për çështjen e Apelit

Asllani shënon, Hoffenheim pëson humbje

Asllani shënon, Hoffenheim pëson humbje

Kurti shpreh ngushëllime për katër shqiptarë që humbën jetën në Greqi

Kurti shpreh ngushëllime për katër shqiptarë që humbën jetën në Greqi

Një i vdekur nga përmbytjet në Greqi, reshje të rrëmbyeshme edhe në Turqi | Momenti