New Yorku shpall gjendje të jashtëzakonshme

New Yorku shpall gjendje të jashtëzakonshme
Guvernatorja e New Yorkut, Kathy Hochul, ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme për shkak të rritjes së rasteve të fruthit në zonat rurale të shtetit, si dhe në disa shtete fqinje. Sipas autoriteteve shëndetësore, deri më 3 tetor në New York janë konfirmuar 108 raste me fruth. Shtatë prej tyre janë regjistruar në qytetin e Nju […]

Guvernatorja e New Yorkut, Kathy Hochul, ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme për shkak të rritjes së rasteve të fruthit në zonat rurale të shtetit, si dhe në disa shtete fqinje.

Sipas autoriteteve shëndetësore, deri më 3 tetor në New York janë konfirmuar 108 raste me fruth.

Shtatë prej tyre janë regjistruar në qytetin e Nju Jorkut, ndërsa 101 raste janë raportuar jashtë pesë distrikteve të qytetit.

Prej 15 korrikut, gjithsej 92 raste janë raportuar në komunitete rurale në 18 qarqe. Autoritetet thanë se rastet janë përqendruar kryesisht në komunitete me nivele të ulëta vaksinimi, shkruan fox.

Hochul ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv që u mundëson agjencive shtetërore të reagojnë më shpejt ndaj shpërthimit dhe profesionistëve shëndetësorë të ndërmarrin masa shtesë për vaksinimin dhe testimin e banorëve.

“Askush nuk duhet të sëmuret rëndë apo të vdesë nga një sëmundje që mund të parandalohet me vaksinë”, deklaroi Hochul, duke theksuar nevojën për rritjen e numrit të profesionistëve shëndetësorë që kryejnë vaksinime dhe testime.

Autoritetet shëndetësore të New Yorkut rekomandojnë vaksinën kundër fruthit, shytave dhe rubeolës (MMR) si mbrojtjen më të mirë për shumicën e njerëzve.

Ndërkohë, në Pensilvani, shtetin fqinj, janë regjistruar më shumë se 1,000 raste të fruthit që nga fillimi i shpërthimit në prill. Sipas autoriteteve shëndetësore, rreth 200 persona janë shtruar në spital dhe pesë kanë vdekur.

Fruthi është një sëmundje shumë ngjitëse e sistemit të frymëmarrjes, e cila mund të shkaktojë temperaturë të lartë dhe skuqje të rëndë të lëkurës. Në raste të rënda mund të çojë në pneumoni, ënjtje të trurit dhe komplikime të tjera serioze, madje edhe në vdekje. /Telegrafi/

Lexo edhe

Kurti propozon Justina Shiroka-Pulën për presidente

Kurti propozon Justina Shiroka-Pulën për presidente

Protesta vijon: Rritet numri i protestuesve, kërkohet miratimi i ligjit

Protesta vijon: Rritet numri i protestuesve, kërkohet miratimi i ligjit

“Policia është e jona, mos e gjuani”, thirrja e organizatorëve të protestës (VIDEO)

“Policia është e jona, mos e gjuani”, thirrja e organizatorëve të protestës (VIDEO)