Nesër bllokohet përkohësisht një segment i Rrugës B në Prishtinë, Komuna njofton rrugët alternative

Nesër bllokohet përkohësisht një segment i Rrugës B në Prishtinë, Komuna njofton rrugët alternative

Nesër bllokohet përkohësisht një segment i Rrugës B në Prishtinë, Komuna njofton rrugët alternative

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se të shtunën, më 7 nëntor 2026, do të mbyllet përkohësisht një segment i Rrugës B, për shkak të organizimit të garës urbane të çiklizmit “Criterium Prishtina 2026”, që këtë vit mbahet për herë të parë.

Sponsor 3M Express

Sipas njoftimit, bllokimi do të jetë në fuqi nga ora 08:30 deri në 12:00, në segmentin nga rrethi që lidhet me Rrugën A deri te rrethrrotullimi i “Maxi 24”.

Megjithatë, Komuna ka bërë të ditur se rrethrrotullimi te “Maxi 24” nuk do të bllokohet, pasi shiriti i tij i brendshëm do të mbetet i hapur për qarkullim normal.

Për të shmangur kolonat dhe vonesat në trafik, qytetarëve u është rekomanduar të shfrytëzojnë rrugët alternative, përfshirë Rrugën A, Rrugën C dhe Rrugën “Fadil Vata”, përmes lagjes Bregu i Diellit.

Komuna ka kërkuar mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve gjatë kësaj periudhe, ndërsa i ka ftuar ata të dalin dhe të mbështesin garën e çiklizmit në kryeqytet.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Pas nëntë vitesh me kuqezinjtë, Ivan Balliu i jep fund karrierës me Kombëtaren shqiptare

Pas nëntë vitesh me kuqezinjtë, Ivan Balliu i jep fund karrierës me Kombëtaren shqiptare

Partnerja e re në serial surprizon me fjalët për Esrefin

Partnerja e re në serial surprizon me fjalët për Esrefin

TË HASH VETËM

TË HASH VETËM