Nelson Hysa mposhtet nga Agit Kabayel, shqiptari dorëzon meçin në rundin e dytë

Nelson Hysa mposhtet nga Agit Kabayel, shqiptari dorëzon meçin në rundin e dytë

Nelson Hysa mposhtet nga Agit Kabayel, shqiptari dorëzon meçin në rundin e dytë

Boksieri shqiptar Nelson Hysa është mposhtur nga gjermani Agit Kabayel në përballjen e zhvilluar sonte në Merkur Spiel-Arena të Dyseldorfit, në Gjermani.

Sponsor 3M Express

Dueli, i zhvilluar për titullin e kampionit të botës në kategorinë e rëndë, nën organizimin e Këshillit Botëror të Boksit (WBC), përfundoi në rundin e dytë, kur Hysa vendosi ta dorëzonte meçin.

Sipas informacioneve jozyrtare, dyshohet se boksieri shqiptar pësoi një lëndim në krah, gjë që mund ta ketë detyruar të mos e vazhdonte përballjen.

Kjo ishte një mundësi e madhe për Hysën që të shkruante histori dhe të bëhej kampioni i parë shqiptar i botës në kategorinë e rëndë.

Para këtij dueli, 25-vjeçari kishte një rekord të pamposhtur në boksin profesionist, me 25 fitore, prej të cilave 23 me nokaut.

Në anën tjetër, Agit Kabayel hyri në ring me 27 fitore dhe asnjë humbje në karrierën e tij profesionale.

Me këtë triumf, boksieri gjerman vazhdon ta mbajë titullin e kampionit të botës në versionin WBC, ndërsa për Nelson Hysën mbetet e papërmbushur ëndrra për t’u shpallur kampion bote.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Putin prezanton nëndetësen e re bërthamore, Rusia planifikon pesë nëndetëse të tjera deri në vitin 2030

Putin prezanton nëndetësen e re bërthamore, Rusia planifikon pesë nëndetëse të tjera deri në vitin 2030

Pas protestës, Tirana i rikthehet festës së 28 Nëntorit

Pas protestës, Tirana i rikthehet festës së 28 Nëntorit

Filharmonia dhe Opera e Kosovës, bashkë për 28 Nëntorin

Filharmonia dhe Opera e Kosovës, bashkë për 28 Nëntorin