Në Zvicër përhapet sëmundja e derrave, vriten mbi 10 mijë të tillë në kohë rekord

Në Zvicër përhapet sëmundja e derrave, vriten mbi 10 mijë të tillë në kohë rekord
Shumë ferma derrash kanë qenë të detyruara të therrin kafshët e tyre në javët e fundit, për shkak të një sëmundjeje të kafshëve. Sëmundja e mushkërive, apo, si njihet pneumonia enzotike (EP), u zbulua në një fermë derrash që përfshinte disa kantone. Ndërsa, raportet fillestare treguan se 10,500 kafshë janë therur ose vrarë tashmë në […]

Shumë ferma derrash kanë qenë të detyruara të therrin kafshët e tyre në javët e fundit, për shkak të një sëmundjeje të kafshëve. Sëmundja e mushkërive, apo, si njihet pneumonia enzotike (EP), u zbulua në një fermë derrash që përfshinte disa kantone.

Ndërsa, raportet fillestare treguan se 10,500 kafshë janë therur ose vrarë tashmë në të gjithë Zvicrën.

“Një pastrim i plotë i fermave të kujdesit të të kafshëve theu zinxhirët e infeksionit dhe kështu duhet të parandalojë përhapjen e mëtejshme të EP-së”, tha në një deklaratë shërbimi veterinar i Kantonit të Lucernës.

Sipas qeverisë federale, shpërthimi aktual është i jashtëzakonshëm, veçanërisht për shkak të dimensionit të tij epidemiologjik.

Në Zvicër, rreth 2.3 milionë derra theren rregullisht çdo vit – afërsisht 6500 në ditë, por, shqetësimi kryesor është të përhapja e infeksionit, shkruan Blick transmeton Telegrafi.

Prandaj, të gjitha kafshët në fermat e mbarështimit duhej të vriteshin ose të therreshin. Më pas, stallat pastrohen dhe dezinfektohen dhe duhet të mbeten bosh për dhjetë ditë. Kjo masë drastike ishte e nevojshme për të mbrojtur popullatën zvicerane të derrave nga infeksioni.

Sëmundja që preku derrat këtë vit në Zvicër në fakt ishte e konsideruar e zhdukur për rreth 20 vjet dhe e keqja është se shpërthimet e përhapjes së infeksionit janë ende të mundshme.

Meqenëse sëmundja e mushkërive mund të transmetohet si nëpërmjet kontaktit të drejtpërdrejtë midis derrave ashtu edhe nëpërmjet ajrit, veterinerët tani po vizitojnë fermat e vendosura pranë fermave aktualisht të mbyllura.

Sëmundja nuk është e rrezikshme për njerëzit, pasi, mishi i bartësve të shëndetshëm mund të konsumohet pa shqetësime. Megjithatë, rreth 930 kafshë që nuk mund të eksportoheshin dhe as të thereshin u vranë javën e kaluar./Telegrafi/

Lexo edhe

Ronaldo kthehet te Portugalia, sqaron përplasjen me Jorge Jesus

Ronaldo kthehet te Portugalia, sqaron përplasjen me Jorge Jesus

Gjini për Kurtin: E zbuloi veten sa i pandershëm, mashtrues dhe sa brutal është ndaj qytetarëve

Gjini për Kurtin: E zbuloi veten sa i pandershëm, mashtrues dhe sa brutal është ndaj qytetarëve

Lindja e binjakëve, Xhuli: Një grua mundet me ia dalë edhe kur krejt bota i thotë që s’mundet

Lindja e binjakëve, Xhuli: Një grua mundet me ia dalë edhe kur krejt bota i thotë që s’mundet