Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka bërë të ditur se gjatë javës së kaluar në këtë institucion janë regjistruar 30 lindje, përmes të cilave kanë ardhur në jetë 31 foshnje.

Sipas raportit javor të publikuar nga spitali, 14 nga foshnjat e lindura janë djem, ndërsa 17 vajza. Njëra nga lindjet ishte binjake.
Gjatë kësaj periudhe, në spital janë realizuar gjithsej 3 mijë e 91 vizita dhe janë regjistruar 302 pranime të reja.
Mesatarisht, në këtë institucion kanë qenë të hospitalizuar 151 pacientë në ditë.
Ndërkohë, 1 mijë e 557 pacientë kanë kryer gjithsej 17 mijë e 975 analiza laboratorike, ndërsa janë realizuar edhe 67 operacione dhe 229 seanca të hemodializës.
Sa u përket shërbimeve të imazherisë dhe diagnostikës, spitali ka kryer 691 rëntgenë, 350 ekzaminime EHO, 143 ekzaminime me CT, 81 me MRI, 47 ekografi dhe 28 ergometri.
Po ashtu, gjatë javës janë realizuar 19 gastroskopi dhe 10 kolonoskopi.
Në kuadër të shërbimeve fiziatrike dhe fizioterapeutike janë kryer 189 procedura fiziatrike dhe 75 vizita në fizioterapi.
Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka theksuar se mbetet i përkushtuar në ofrimin e kujdesit shëndetësor gjatë 24 orëve, shtatë ditë në javë. /Telegrafi/




