Në Ditën e Forcës, Çitaku kujton ditën kur Kosova u bë me ushtri

Në Ditën e Forcës, Çitaku kujton ditën kur Kosova u bë me ushtri

Në Ditën e Forcës, Çitaku kujton ditën kur Kosova u bë me ushtri

Ushtruesja e kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka uruar ushtaret dhe ushtarët e Kosovës për Ditën e Forcës.

Sponsor 3M Express

Çitaku në një postim në Facebook shkruan bashkë me deputetin, gjeneralin Rrahman Rama, kujtuan 14 dhjetorin e vitit 2018, kur Kuvendi votoi që FSK-ja të merrte mandatin e ushtrisë.

Lexoni të plotë postimin e saj:

Urime Ditën e Forcës, ushtare dhe ushtarë të Kosovës!

Sot, bashkë me deputetin tonë, gjeneralin Rrahman Rama, kujtuam 14 dhjetorin e vitit 2018, kur Kuvendi votoi që FSK-ja të merrte mandatin e ushtrisë. Në atë moment historik, presidenti Hashim Thaçi ishte komandant suprem i Forcës, ndërsa gjenerali Rama, si komandant i saj, luajti rol vendimtar në përgatitjen e FSK-së për mandatin e ri dhe e udhëhoqi Forcën në vitet e para të transformimit.

Në prag të 28 Nëntorit, kur festojmë Ditën e Flamurit dhe kujtojmë daljen publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nderojmë ata që luftuan për lirinë që ne sot kemi për detyrë ta mbrojmë me çdo çmim.

Të dashura pjesëtare dhe të dashur pjesëtarë të Ushtrisë së Kosovës, ju falënderoj për përkushtimin me të cilin i shërbeni Republikës.

Urime Ditën e Forcës, Kosovë!. /Telegrafi/


Lexo edhe

Prokuroria jep detaje për aksionin “Kufiri 2” në Kaçanik: Droga dyshohet se kishte destinacion Turqinë

Prokuroria jep detaje për aksionin “Kufiri 2” në Kaçanik: Droga dyshohet se kishte destinacion Turqinë

Prokuroria për aksionin në Kaçanik: Narkotikët kishin destinacion Turqinë

Prokuroria për aksionin në Kaçanik: Narkotikët kishin destinacion Turqinë

Stërvitje e përbashkët e Gardës së Nju-Xhersit dhe ushtrisë shqiptare

Stërvitje e përbashkët e Gardës së Nju-Xhersit dhe ushtrisë shqiptare

Në Ditën e Forcës, Çitaku kujton ditën kur Kosova u bë me ushtri | Momenti