Ndërpritet furnizimi me ujë për tri ditë në disa fshatra të Prizrenit

Ndërpritet furnizimi me ujë për tri ditë në disa fshatra të Prizrenit

Ndërpritet furnizimi me ujë për tri ditë në disa fshatra të Prizrenit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit, “Gjakova” ka njoftuar se, për shkak të një defekti në gypin kryesor të ujësjellësit në fshatin Krushë e Vogël, do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë nga 14 deri më 16 tetor 2026.

Sponsor 3M Express

Sipas njoftimit, defekti ndodhet në gypin me diametër 250 milimetra, përgjatë magjistrales Prizren-Gjakovë, në një pjesë ku thellësia e gypit arrin deri në tetë metra.

Për shkak të vështirësive teknike dhe thellësisë, sanimi i defektit kërkon më shumë kohë dhe angazhim nga ekipet përgjegjëse.

Pa furnizim me ujë pritet të mbesin fshatrat Krajk, Bregdrin, Zym dhe Shëngjergj, si dhe disa lagje të fshatit Krushë e Vogël.

“Ekipet përgjegjëse do të angazhohen në sanimin e defektit dhe rikthimin e furnizimit me ujë sa më shpejt që të jetë e mundur. Kërkojmë mirëkuptimin e konsumatorëve të prekur dhe rekomandojmë që të sigurojnë rezerva të mjaftueshme të ujit për nevojat e tyre gjatë kësaj periudhe. Ju falënderojmë për mirëkuptimin!”, thotë KRU “Prishtina”./Klankosova.tv

Lexo edhe

Kungulli nuk përdoret vetëm për supë e ëmbëlsira, pesë receta të reja po tërheqin vëmendjen këtë vjeshtë

Kungulli nuk përdoret vetëm për supë e ëmbëlsira, pesë receta të reja po tërheqin vëmendjen këtë vjeshtë

Policia e Kosovës nis fushatën “Një çast shpëton jetë!”

Policia e Kosovës nis fushatën “Një çast shpëton jetë!”

Shtëpia e Bardhë kërkon largimin e Kimberly Guilfoyle, ambasadores amerikane në Greqi

Shtëpia e Bardhë kërkon largimin e Kimberly Guilfoyle, ambasadores amerikane në Greqi

Ndërpritet furnizimi me ujë për tri ditë në disa fshatra të Prizrenit | Momenti